Konferenca anti-korrupsion/ Bushka: Reforma ka ecur përpara, vlerësoj SPAK-un për të gjitha rezultatet e arritura

 

Gjatë konferencës për Antikorrupsion, u vlerësua puna e SPAK nga Kryeminsitri dhe minisitri i drejtësisë, por edhe nga deputetja e PS-së, Klotilda Bushka. 

'Përpjekjet e një vendi ndaj një fenomeni të shëmtuar siç është korrupsioni nga veprimet që bën shteti.

Ne jemi në fazën e reformës në drejtësi, më vjen mirë që reforma ka ecur përpara.'

Pavarësia nuk mund të konceptohet pa llogaridhënie, Kuvendi ka një rol. Organet e reja të drejtësisë i kanë të gjitha mundësitë për ta zbatuar ligjet.

Do doja të vlerësoja SPAK-un për të gjitha rezultat e arritura deri tani, por nga ana tjetër, edhe të kërkoja të intensifikohen këto rezultate sepse qytetarët presin që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë. Të gjithë të kenë vlerësim tek ajo, kultura e pandëshkueshmërisë të ç'rrënjoset dhe shërbimet që qytetarët presin t'i marrin në gjykatë e Prokurori t'i marrin më shpejt. E thënë kështu tingëllon shumë bukur por është sfidë që kërkon ende shumë punë.'- tha Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka


Lajmi kryesor:

Konferenca e parë Antikorrupsionit, Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm, 'çlirojmë' administratën dhe ministritë


G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave