Konferenca e parë Antikorrupsionit, Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm, 'çlirojmë' administratën dhe ministritë

TIRANË- Në konferencën e parë anti-Korrupsion, kryeministri Edi Rama pranoi se një nga problemet e theksuara me të cilat përballet vendi ynë janë tenderat jo transparente dhe në shkelje të ligjit. Për këtë, do të ngrihet një strukturë e posaçme, me ekspertizë të jashtme për të bërë tenderat. Pra ky proces nuk do të bëhet më nga administrata apo ministritë, siç ka funksionuar deri tani.

“Po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministrinë ministri, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”, tha Rama.

Përballë ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, Rama, por edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja lanë pas kritikat për SPAK, por vlerësuan për punën e bërë deri më tani. Kreu i qeverisë tha se ajo është një prokurori e pavarur nga politika, teksa Manja shtoi se ka dhënë rezultate duke goditur zyrtarë të niveleve të larta.

“Një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi”, tha Rama.

“SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka dhënë rezultatet e para të prekshme në nivele të larta, ishte diçka e paimagjinueshme që të dënoheshin zyrtarë të lartë, janë garanci se lufta e kundër korrupsionit në nivele të larta garanton sukses”, tha Manja.

Nga ana tjetër Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim tha se Shqipëria duhet të jetë partner i Amerikës, e jo problem në luftën anti-korrupsion. Ajo shtoi se ky është një moment kritik, ku vendi duhet të zgjedhë nëse do të zotërohet nga krimi e oligarkët apo nga njerëzit e thjeshtë.

 “Ne e duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës”, tha Kim.

Konferenca anti-korrupsion do të mbahet për 3 ditë radhazi ku nesër do të mbahet në orë 09:00. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Kim: Jeni në moment kritik, duhet të vendosni nëse vendi do të zotërohet nga krimi e oligarkët, apo njerëzit e thjeshtë

 

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka bërë një apel, duke thënë se duhet të jenë shqiptarët ata që të vendosin nëse vendi do të zotërohet nga krimi e korrupsioni apo nga njerëzit  normal.

“Jeni në një moment kritike të historisë tuaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët, apo do të jenë njerëzit normal që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona dhe për tu bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni.  A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhjet e veçanta në mënyrë që t’ja dilni apo të do të krijoni një sistem ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është një çast i madh dhe unë besoj që ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç e keni bërë në çdo çast kritik”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Ora 18:58
Konferenca anti-korrupsion/ Bushka: Reforma ka ecur përpara, vlerësoj SPAK-un për të gjitha rezultatet e arritura

 

Gjatë konferencës për Antikorrupsion, u vlerësua puna e SPAK nga Kryeminsitri dhe minisitri i drejtësisë, por edhe nga deputetja e PS-së, Klotilda Bushka. 

'Përpjekjet e një vendi ndaj një fenomeni të shëmtuar siç është korrupsioni nga veprimet që bën shteti.

Ne jemi në fazën e reformës në drejtësi, më vjen mirë që reforma ka ecur përpara.'

Pavarësia nuk mund të konceptohet pa llogaridhënie, Kuvendi ka një rol. Organet e reja të drejtësisë i kanë të gjitha mundësitë për ta zbatuar ligjet.

Do doja të vlerësoja SPAK-un për të gjitha rezultat e arritura deri tani, por nga ana tjetër, edhe të kërkoja të intensifikohen këto rezultate sepse qytetarët presin që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë. Të gjithë të kenë vlerësim tek ajo, kultura e pandëshkueshmërisë të ç'rrënjoset dhe shërbimet që qytetarët presin t'i marrin në gjykatë e Prokurori t'i marrin më shpejt. E thënë kështu tingëllon shumë bukur por është sfidë që kërkon ende shumë punë.'- tha Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka

Ora 18:48
Reforma në Drejtësi, ministri: Nga 2016-2022 janë dhënë 114 mld lekë nga buxheti i shtetit

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se nga viti 2016-2022 ka dhënë për sistemet e reja të drejtësisë 114 mld lekë.

“Reforma në drejtësi nuk do ishte bërë pa mbështetjen buxhetore, për periudhën 2016-2022 ka buxhetuar 114 mld lekë, dhe këtu nuk llogarisë paratë e dhënë nga SHBA e BE, reforma në sistemin e drejtësisë po lufton korrupsionin, por edhe garanci që të luftojë korrupsionin edhe në nivele të larta, jemi të gatshëm të buxhetojmë edhe shtimin e prokurorëve”, tha Manja.

Ora 18:43
Rama e Manja lënë pas kritikat për SPAK: Prokurori e pavarur! Ka dhënë rezultate në goditjen në nivele të larta

 

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i drejtësisë Ulsi Manja, kanë lënë pas kritikat për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK. Në konferencën e parë anti-korrupsion kreu i qeverisë dhe ministri kanë vlerësuar punën e bërë nga SPAK duke thënë se kanë dhënë rezultatet e para të të prekshme në nivele të larta.

“Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi”, tha Rama.

“A ka sot sistemi i ri mekanizmat e duhura anti-korrupsion, dhe cilat janë rezultatet e para, qëllimi i Reformës ishte lufta e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe po vettingu ka larguar gjyqtarë e prokurorë, ka qenë rruga e duhur. Në këtë fazë të parë të reformës është vulosur ngritja e nj arkitekture të re të sistemit të drejtësisë. Pasi vettingu të përfundojë në 2024, KLGJ, KPL e ILD, janë mekanizmat e duhura që sistemi të jetë i pavarur dhe që jep drejtësi për qytetarët. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka dhënë rezultatet e para të prekshme në nivele të larta, ishte diçka e paimagjinueshme që të dënoheshin zyrtarë të lartë, janë garanci se lufta e kundër korrupsionit në nivele të larta garanton sukses”, tha Manja.

Ora 18:14
Yuri Kim: Luftën anti-korrupsion duhet ta bëni ju, jo SHBA! Shqipëria duhet të jetë aleate e jona, jo problem

 

Ambasadorja e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim tha se Shqipëria duhet të jetë një partner i Amerikës e jo një problem sa i përket luftës anti-korrupsion.

“Ne e duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës, do të jetë I vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më, ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni anëtarë I NATO, jeni në prag të BE, ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e BE, tani që nga 1 janari jeni anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, ju vendosni, ju jeni lider me ne, ambasadori juaj në OKB, është një superstar, kryeministrit I kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm, e themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshme që të pushtetshmi të kërkojë avantazhin e të dobëtit, kemi prokurorë e gjyqtarë që priten të zbatojnë ligjin, por ne kemi qytetar që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë, kështu 30 vite një brez, ka ardhur koha të thonë që ligji është I zbatueshëm I barabartë për të gjithë, nëse dikush shkel ligjin, dhe jo se jemi hakmarrës, por sepse çdo qytetar duhet të ketë një mundësi të barabartë”, tha Kim.

Kim gjatë fjalës së saj tha se salla e mbushur plot, nënkupton se qeveria dhe Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

 

Ora 17:47
Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm dhe profesional, jo më nga administrata apo ministritë

 

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Ai tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

“Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministritë ministrinë, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”, tha Rama.

Ora 17:36
Rama: Kush do ta mendonte se do vinte dita që askush nuk do ndihej i paprekshëm? Sistemi ishte i kalbur

Në fjalën e tij kreu i qeverisë foli rreth korrupsionit në tërësi dhe ndryshimeve të tij ndër vite nga reforma në drejtësi. Sipas Ramës, nga një pazar, tashmë korrupsioni nuk lejon njëri të ndihet i paprekshëm pavarësisht rangut politik.

Këtë deklaratë, Rama e mbështet tek puna e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që kanë marrë nën hetim dhe kanë dënuar zyrtarë të lartë kësaj qeverie.

Kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas fillimit të reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm, anëtarë qeverie, përfaqësues të pushtetit vendorë, deputet, do të merreshin në hetim dhe do akuzoheshin nga një Prokurori e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar në misionin e saj për të bërë drejtësi.

'Në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Për të kuptuar që Shqipëri të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarëve të shtetit. Të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdrejtë.

Sistemi ishte i kapur tërësisht i një drejtësi thellësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një pazar ku e drejta shitej ose blihej.

Për reformim e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Kush e mendonte pak vite më parë do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush do të mendonte se do të vinte dita se do të vinte dita që askush më nuk do të ndihej i paprekshëm.Kemi parë anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ka qenë sistem tjetër, këtu flasim për pushtete të pavarura, ky është një moment histori përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë, jemi ën hapat e parë të një drejtësie të pavarur, është një sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë, s’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbetëri, komunizëm, apo periudhat përpara, as para Reformës në Drejtësi dhe ky është një fakt i rëndësishëm dhe inkurajues, edhe pse është një proces që ka ulje dhe ngritjet e veta që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që sidoqoftë është procesi I duhur në drejtimin e duhur.?'- tha Rama.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 14/06/2022 09:32

    A mund hajduti të kap hajdutin ? Tre janë shtyllat ku qëndron shteti, thënë ndryshe tre pushtete, që duhet të jenë funksional dhe të pavarur nga njëri tjetri. LEGJISTATIVI (parlamenti) EKZEKUTIVI (qeverisja ) GJYQËSORI (gjykatat ) Se sa të pa varur janë këto pushtete gjithkush ka mendimin e tij, po nëse një prej tyre nuk funksionon do të thotë se nuk kemi shtet normal. Këta të huajt nuk janë njerëz ndryshe nga ne , zoti I ka krijuar dhe ata. Frika nga ligji I bën ata të pergjejshëm dhe qytetar të mirë. Për sa kohë nuk funksionon drejtësia nuk kemi për të parë shtet.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 14/06/2022 09:17

    Kryeministri duhet te jete i huaj. Ne kete menyre zgjidhet problemi qe ne rrënje.

    Përgjigju
  • tiku: 14/06/2022 08:54

    mjafton reforma e vertete ne administrate do ishte zgjidhja per cdo gje nje punonjes dinjitoz nuk pranon te behet vegel..e shefit militant ..ja kete zgjidh reforma E VERTET NE ADMINISTRAT OSE RASTE SI KETO KUR PUNONJES ME ARSIM HISTORI GJOGRAFI,GJUHE LETERSI,AKADEMI RENDI, CUDITERISHT PUNOJNE NE KESH,OST ,OSHEE

    Përgjigju
  • Pa lidhje: 14/06/2022 08:24

    Po me sa mend kujton se i rruhet te huajve per vendin tat, kur ti vet npm ktij veprimi i ke etiketuar si hajdute te gjithe? Pse kta te huajt nuk vjedhin? Per me teper qe si kap tamam as ligji jone sepse vijne si eksperte te perkohshem, marin leket e ja mbathin. Se nga i nxjer kto brockulla ky mencuria jone se kuptoj dot.

    Përgjigju
  • Iris: 14/06/2022 01:58

    Si ide nuk eshte e keqe,por nxjerr ne pah dy probleme:1-Te huajt vertet qe do jene zgjidhje me e mire,por nuk ka garanci 100% per paprekshmerine e tyre 2-Ky duket me shume si nje akt i deshperuar kur lufton korrupsionin dhe vjen nje moment dhe kupton realitetin dhe aftesite e fuqite e tua dhe diferencen midis pritshmerise e rezultatit te vertete.Personalisht,mendoj se ashpersimi i denimeve,vendosja e denimeve me burg i shoqeruar me gjoba te renda,heqja e gjykimit te shkurtuar dhe i lehtesirave te tjera,mund te ndihmojne ne uljen e korrupsionit.Sepse shohim shpesh qe edhe kur kapen te akuzuarit,lihen te lire,u ndryshohet ose u ulet denimi,denohen shume pak dhe pa asnje gjobe shoqeruese dhe keto veprime mund te nxisin euforine e gabuar te te akuzuarit dhe indirekt vazhdimin e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Çudi: 13/06/2022 22:11

    Nëse ke besim tek drejtësia që po "ndërton" lëri njerëzit të bëjnë punën me ndërgjegjie. Ore po nuk ke turp dhe e pranon që nuk i zë dot besë askujt që ke aty për atë punë, dhe thua do ta bëjnë kompanitë e jashtme? Po edhe ato parà duan. Le që edhe ato, të babëziturit që ke aty do kenë nga mbrapa mos u bëj merak. Apo thjeshtë don që ta keshë kollaj duke thënë që kësaj rradhe do ta kenë fajin të korruptuarit e huaj?

    Përgjigju
  • arian: 13/06/2022 22:10

    Eaaaa. Dikur rama thoshte qe korrupsioni nuk eshte faj i njerzve por i sistemit, tani po na xjerr qe qenka faji i njerzve edhe jo i sistemit.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/06/2022 21:43

    PPP dhe KÇK, jepe Shqipèrinè me qera komplet. Gjysma e ministrave nè burg,,gjysma tjetèr nèn hetim. Te na rrosh sa malet o njish.

    Përgjigju
  • arben demo: 13/06/2022 21:19

    sa me shpejt ta zhbèni shtetin aq me shpejt do rrèzoheni

    Përgjigju
  • Sokol: 13/06/2022 20:53

    Jepja Kajmakut tenderat je që je

    Përgjigju
  • Klodi: 13/06/2022 19:46

    Me ane te strukturave te posacme shohim se sa mire po merren masat kunder korrupsionit

    Përgjigju
  • Iris: 13/06/2022 19:45

    Korrupsioni eshte nje lufte e cila ne shqiperi tashe po zhduket me ane te kembglujes sr veprimeve te rames

    Përgjigju
  • Kenti: 13/06/2022 19:33

    Digjitalizimi eshte pikerisht gjeja per te cilen kemi nevoje ne kete momente

    Përgjigju
  • Ilsi: 13/06/2022 19:31

    Amerika ka qene gjithnje nje mbeshtetese e madhe e jona ne cdo aspekt

    Përgjigju
  • anila: 13/06/2022 19:27

    punen qe ju keni bere ne kete vit nuk e kane bere qeveritare ne me shume se 1 dekade ne pushtet.Ju jeni kryeministri me i mire qe mund te kete pasur ndonnjehere shqiperia.

    Përgjigju
    • Hallall miku: 14/06/2022 09:46

      Nila!! Te shtunen shperndahen sufllaqe gratis ne Surrel

  • erta: 13/06/2022 19:26

    Keni bere nje pune shume te mire per reformen ne drejtesi dhe reformen kunder korrupsionit.Per kete gje ju votojme me bidje te plote vetem ju ne cdo kandidature qe ju hidhni dhe do te vazhdoj tju votoj gjithmone.

    Përgjigju
  • anisa: 13/06/2022 19:24

    Me ane te aplikacionit E alabania keni bere gjysmen e rruges sepse kemi bere te mundur lufuten me te madhe ndaj korrupsionit qe ka qene shume aktive ne zyrat e sherbimit dhe per kete gje ju jemi falenderues sepse na keni kursyer shume para dhe kohe.

    Përgjigju
    • Perdoruesi: 14/06/2022 06:14

      Nuk hiqet korrupsioni me nje aplikacion or babe. Bej nje ankese ti e shih se sa do te ta marrin per siper qe ta zgjidhin.

  • erda: 13/06/2022 19:23

    Korrupsioni po luftohet shume vitet e fundit po ne kete vit jane bere ndryshimet me te medha dhe kete gje nuk e mohojme dot.Qeveria qe kemi ne krye te vendit vertete po punon per te ardhmen dhe permiresimin e shqiperise.

    Përgjigju
    • erda pa M para: 14/06/2022 09:49

      Jep babloku=vllai Gzim Kulufit edhe paçe koke perveç sufllaqeve kte jave

  • alteo: 13/06/2022 19:22

    brevo per iniciativen e marre z. rama

    Përgjigju
  • aqif: 13/06/2022 19:22

    nje nisme shum e mire kjo e z. rama

    Përgjigju
  • Mirela: 13/06/2022 19:18

    Mira, Miri, Gezimi, Flamuri etj., te gjithe "Flm xhaxhi Edi. Na ke ul korrupsionin". Ca behet kshu mor vlla!!! Si e degjeneruan ata popull??? Zoti u marrte hakun se njerzia ska cu beje me.

    Përgjigju
  • Maksi: 13/06/2022 19:13

    Eksperimenti vazhdon. Do tua leme te "jashtmeve" thote, tenderimet. Sipas ndonje "studimi" allasoj te Soros. Na calon gomari nga trute jo nga veshet. Ne fakt nuk na duhen "gomere" ne krye te puneve mjekerr apo buze bardhe!

    Përgjigju
  • Mashtrues: 13/06/2022 19:00

    Personalisht denoncova korrupsionin me dogana te gent gazhelit menkompani dhe me hoqet nga puna. Je i kapur Zoti Rama. Je i korruptuar dhe mban te korruptuarit ne çdo nivel te administrates. Nuk flas kot kam fakte dhe prova. Poshte komunistat

    Përgjigju
    • Aleks: 13/06/2022 19:19

      Edhe shoqja Kim sa bukur foli. Ne nuk e luftojme thote. Vetem cik me Salen meqe na e kerkoi si nder shoku Edvin dhe shoku Luli.

  • Kledi: 13/06/2022 18:52

    Ju i keni perballuar shume mire krizat edhe vetem por ky bashkepunim si ta beje edhe me te thjeshte per te gjithe ne kalimin e krizave qe mund te kemi per shkak te aryseve te ndryshme

    Përgjigju
  • Luan: 13/06/2022 18:50

    Nje gje shume pozitive per shqiperine pasi mund ti perballojme me thjeshte krizat ????????

    Përgjigju
  • Eliza: 13/06/2022 18:49

    Digjitalizimi i vendit do te sjelle shume benefite nder to transparence lidhur me korrupsionin dhe lehtesimin e qytetareve

    Përgjigju
  • Mira: 13/06/2022 18:48

    Qeveria ka ndihmuar ne mbajtjen ne kontroll te korrupsionit, i cili eshre ulur dukshem gjate ketyre viteve te fundit qeverisje

    Përgjigju
    • Mirela: 13/06/2022 19:15

      Po teta po.

  • Miri: 13/06/2022 18:42

    Rama,po mire turp nuk keni! Voten ta japim ne jo te huajt. Po si ore ke me shume besim tek te huajt,dhe tek Shqiptari jo. Po ne nga ata malukater i mesuam te gjitha poshtersite. Vazhdoni vlla jepjani te gjitha. E keni bere Shqiperine si placken tuaj. Si mbas luftes 1945. Na hapet barkun. Jeni bere te pa hijshem fare. Dhe ju Shqiptarja,publikojini. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Alesia: 13/06/2022 18:38

    Nje nga gjerat me te mira qe keni here eshte heqja e sporteleve fizike kjo gje shmang rradhet dhe korrupsionin

    Përgjigju
  • Flamur: 13/06/2022 18:37

    Puna juaj cdo dite ka arritur qe te ule korrupsionin

    Përgjigju
  • Rei: 13/06/2022 18:37

    Shqiperia e ka luftuar shume kete fenomen duke e minimizuar sa me shume te jet e mundur

    Përgjigju
  • Gezim: 13/06/2022 18:36

    Korrupsioni ne vendin tone eshte ulur shume ne vendin tone gjate qeverisjes Rama

    Përgjigju
  • alesia: 13/06/2022 18:30

    nisma kunder korrupsion shume e mire

    Përgjigju
  • andri: 13/06/2022 18:23

    po behet nje pune shume e mire nga ana e km tone kunderr korrupsionit ne vend

    Përgjigju
  • Ardiani: 13/06/2022 18:22

    Korrupsioni ne Shqiperi nuk ndalohet asnjehere sepse jemi nje shoqeri te jo civilizuar dhe kemi probleme thelbesor ne menyren e perceptimit te qeverisjes. #freeclevio

    Përgjigju
  • tomi: 13/06/2022 18:09

    e albania po e ndalon shume korrupsjonin pasi nuk po behen me aq sherbime online sa ishin perpara saj

    Përgjigju
  • timi: 13/06/2022 18:08

    korrupsjoni ne shqiperi po luftohet pertit dhe me vjen mir qe tani po vazhdojm e po e lyfto ate pjes te vogel qe ka ngelur

    Përgjigju
  • Une: 13/06/2022 18:06

    Nese mendoni se ekspertet e huaj nuk vjedhin apo favorizojne tenderat jeni komplet naive. Edhe gjermania, franca, italia po e po kane te njejta probleme.

    Përgjigju
  • Në vënd të Tonit: 13/06/2022 18:01

    Të gjitha komenteve poshte u jap 1 sufllaqe..dikujt 2 por edhe 3 sufllaqe..hahahaha...do vijnë gjermanet..danezet..etje të marrin shèmbull nga shqiptaret..hahahaha..vazhdoni kështu..

    Përgjigju
  • Hasan: 13/06/2022 17:55

    Po shohim qe keto kohe qeveria ka goditur fort korrupsionin ne vend dhe kjo ka pasur feedbacke poZirive sepse kemi pare qe nivelet e tij jane ulur ndjeshem

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/06/2022 17:54

    Është e kjart se tani tenderat do i marrin serborusët dhe maqedonët Paso që u bashkohen me ta dhe pastaj do thuash se format serboruse e sllavo maqedone po punsojn shqiptarë (me parat e talas paguasve shqiptarë ) por, me oligark rusoserb..

    Përgjigju
  • Darla: 13/06/2022 17:51

    Lufta kunder korrupsionit eshte e veshtire po kam besim se me shume pune do Tia dalim qe te minimizojme dhe ti cojme afer zeros nivelet e tij ne vend

    Përgjigju
  • Papi: 13/06/2022 17:50

    Pjesa e digjitalizimit ne vend esht kthyer nje lehtesim shum i madh per qytetaret dhe mbyllja e sporteleve nje gje shume e mire e cila na vononte me or te tera per te marre nje flet

    Përgjigju
  • Klara: 13/06/2022 17:49

    Keni bere nje pune te mrekullueshme korrupsioni sa po vjen e zhduket fal punes se palodhur

    Përgjigju
  • Klevi: 13/06/2022 17:48

    Korrupsioni ne vendin tone po vjen dhe po ulet ndjeshem spak ka bere nje pune shume te mire

    Përgjigju
  • Shaban: 13/06/2022 17:47

    Ju falenderojme po beni nje pune shum te mire me uljen e korrupsionit ne vend dhe pjesa digjitalizimit esht nje lehtesim shum i madh per qytetaret

    Përgjigju
  • Eri: 13/06/2022 17:42

    Fale sporteleve qe mbyllet korrupsionit i erdhi fundi

    Përgjigju
  • Arta: 13/06/2022 17:41

    Korrupsionit po i vjen fundi dita dites fale punes suaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë, Policia: Autori mund të ketë qenë i dehur

Korçë/ Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë, Policia: Autori mund të ketë qenë i dehur