Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, nisi të hënën një vizitë dyditore në Itali, ku pritet të zhvillojë takime me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian, si dhe me figura kyçe nga e djathta italiane.

Në një video të publikuar nga Roma, Tabaku deklaroi fokusi i këtyre takimeve është integrimi europian dhe roli i Italisë si partner strategjik për Shqipërinë. Sipas saj, mbështetja që ka ardhur ndër vite nga Roma është e rëndësishme, por ajo sjell edhe përgjegjësi më të madhe nga pala shqiptare.

Gjatë takimeve, Tabaku thotë se do të të ngrejë disa çështje që i konsideron thelbësore sicc janë të drejtat e njeriut, liritë themelore, roli i opozitës në parlament dhe sidomos lufta kundër korrupsionit. Sipas saj, kjo e fundit është “rruga e vetme” për një integrim të qëndrueshëm në Bashkimi Europian.

Në axhendë janë edhe takime bilaterale me përfaqësues të Forza Italia dhe Fratelli d’Italia, me synim forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta.

Tabaku e cilësoi Italinë si një partner kyç jo vetëm politikisht, por edhe për lidhjet njerëzore përmes diasporës shqiptare. Sipas saj, shqiptarët në Itali janë një pasqyrë e mirë e vlerave që vendi përfaqëson në Europë.

Në përmbyllje të deklaratës së saj, Tabaku theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe jo në propagandë.