Emin Kokalari, i cili përhapi lajmin e rremë se kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 15 punonjës të bashkisë janë me HIV/AIDS, është nën hetim në gjendje të lirë .
Policia i ka sekuestruar celularin ndërkohë që prokuroria po shqyrton mundesine e urdher-ndalimit.
Njoftimi i policisë:
Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Bashkia e Gjirokastrës depozitoi në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Golemi dhe punonjësve të këtij aparati.
Avokati mbrojtës Arben Llangozi depozitoi kallëzimin penal ndaj Emin Kokalarit që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.
Emin Kokalari pretendon se numri i të infektuarave në Gjirokastër është 150 vetë, ndërsa mbi 15 punonjëse dhe punonjës janë pjesë e Bashkisë Gjirokastër. Edhe përgjigja zyrtare e analizave të kryera nga Golemi në Spitalin e Janinës tregon se Golemi rezulton negativ.
Bëhet me dije se Emin Kokalari ka qenë i propozuar nga deputeti Erald Kapri si kandidat i Partisë Mundësia për bashkinë Gjirokastër.
Komente








