TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka kërkuar zyrtarisht interpelancë me kryeministrin, Edi Rama mbi mundësinë e depozitimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Kërkesën ajo e ka dorëzuar sot zyrtarisht në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë në respekt të shoqërisë civile.

"Kërkesa për interpelancë është bërë në respekt të zërit të shoqërisë civile dhe sipas kërkesës, që AKILH - Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese ka dërguar pranë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë", thuhet në lajmin që Doda ka postuar në faqen e saj në Facebook.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)