Deputetja e PD Çupi: Në fushatë
e Kuvend në shërbim të qytetarëve

Deputetja e PD Çupi: Në fushatë<br />e Kuvend në shërbim të qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u ka premtuar patriotëve të saj do të vijojë të jetë pranë tyre edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Çupi u ka kujtuar banorëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Matit se shqetësimet dhe problemet që ata reflektojnë në takimet që ka me ta ua shpalos me punën në Kuvend dhe në Komisionin e  Vettingut.
 
“Me qytetarët në Mat e për qytetarët në Kuvend. Çdo ditë vëmendja është përqendruar tërësisht tek problemet e qytetarëve e banorëve të Matit, por misioni për tu shërbyer atyre vijon edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
 
Pas takimeve të përditshme dhe derë më derë me çdo banor të Matit, në çdo fshat a qytet, e ku çdo ditë ata shpalosin nevojën për programe e drejtësi, rasti për t’ua treguar këtë përkushtim është puna në komisionin e Vettingut në Kuvend.
 
Përmes këtij komisioni dhe kontributit tonë në këtë drejtim buron drejtësia për çdo qytetar, që është edhe misioni i Partisë Demokratike për t’i siguruar çdokujt një qeverisje të drejtë.

Çdo ditë do vijoj të jem me patriotët e mi, jo vetëm deri me 25 qershor por për çdo problematikë apo projekt për ta në 4 vitet e ardhshme.
 
Çdo ditë secili prej nesh ka për detyrë dhe do të jetë në zbatim të projektit të Lulzim Bashës për ekonomi të forte, të nesërme të sigurt, e drejtësi në qeverisje.
 
Programi i PD është programi i drejtësisë sociale dhe i sigurisë për të nesërmen. Ne do t’ia dalim. Lulzim Basha Kryeministër do ta bëjë realitet këtë mision për shqiptarët.
#votopd#voto#25qershor#”
ka shkruar Çupi në një postim në profilin e saj në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja