TIRANE - Deputetja demokrate e qarkut të Fierit Mesila Doda ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të komentuar aleancën mes PS dhe LSI të deklaruar ditët e fundit. Kështu përmes profilit të saj në rrjetin social facebook, Doda është shprehur se tashmë pas formimit të këtij koalicioni, ngjarja e 21 janarit nuk mund të ekzistojë më.
“Matematikisht, me ikjen e LSI, asnjë rezultat nuk lëviz nga ai i 2009. Më falni, jemi një mandat më shumë me bashkimin e votës së djathtë në Fier. Politikisht, e djathta dhe e majta janë më mirë kur funksionojnë në pozicionet e tyre natyrale.
Problemi i vetëm është që tashmë nuk ka më opozitë reale, pasi janë pjesë e këtij katërvjeçari qeverisës, dhe nuk ka me 21 janar për socialistet. Pra matematikisht janë 71 mandate për të djathtën, politikisht e djathta konsolidohet”, ka qenë deklarata e deputetes demokrate Mesila Doda, përmes të cilës ka deklaruar se tashmë nuk ka më opozitë.
Reagimi i deputetes së qarkut të Fierit ka qenë ndër të rrallët pas largimit të LSI nga qeverisja dhe bashkimi me koalicionin opozitar të drejtuar nga Rama, përpos deklaratave të kryeministrit Berisha pasditen e dy ditëve më parë ku duke shfrytëzuar konferencën për mediat për të folur për zhvillimin e zonave rurale, tërë “sesionin” e pyetjeve përgjigjeve ia dedikoi prishjes së koalicionit të PD me LSI.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com