Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ashpër për festën e mbajtur në Elbasan, ku u hap sipari i festimeve të 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Açka u shpreh se ishte turp që u festua me flamur lejla. Për këtë i referohet flamuri që kishte para Gjiknuri teksa mbante fjalën e tij.

“Çfarë Elbasani sot nuk pa, festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla. Turp! Se ç’lidhje ka ky me Elbasanin ky folës, veç vjedhjes së votave më 25 prill 2021 dhe vjedhjes që po përgatitet më 14 maj 2023, veç ky e di”, shkroi Açka.

25 nëntori, hapi siparin e festimeve të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, me ngritjen e flamurit në Elbasan. Bashkia e Elbasanit organizoi disa aktivitete me këtë rast, mes tyre edhe ngritjen e simbolike flamurit në qendër të qytetit. I pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Kryebashkiaku Gledian Llatja, deputetë, përfaqësues vendor dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Gjiknuri theksoi se falë veprës së atyre patriotëve, Shqipëria arriti që të jetë shtet i pavarur. Numri dy i socialistëve u shpreh se Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, dhe një vend që sheh drejt BE-së.