Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, e cila në zgjedhjet e 25 qershorit u la jashtë listave të kandidatëve për deputet, nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një statusi në llogarinë e saj në “Facebook” ka paralajmëruar se në shtator na presin surpriza.

“Koalicioni i ri pa ndryshime nga i vjetri. PS & LSI dhe tre mandate PDIU te cilat kalojnë ne PS. Surprizat qe presim ne Shtator! “, shkruan demokratja.

Ndërkohë gjatë fushatës së zhvilluar për zgjidhet e 25 qershorit,  Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u përfshinë në akuza të ashpra, si dhe kanë deklaruar se nuk do të jenë më bashkë në qeveri.

(D.T/Shqiptarja.com)