Deputetja e PD-së, Kadiu: PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit

Deputetja e PD-së, Kadiu: PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu e ftuar në emisionin " Top Show", në Top Channel

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu e ftuar në emisionin “Top Show” në “Top Channel” ka bërë deklaratën e fortë teksa ka premtuar se PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit. Kadiu ishte e ftuar në emision për të folur për taksën në rrugën e Kombit si dhe projektet e dhëna me konçension nga qeveria.  Së pari Kadiu ka deklaruar se vendi ynë “duhet të heqë dorë sa më parë nga PPP-të, sepse kjo praktikë po dëmton konkurrencën". Ndërsa duke u ndalur veçanërisht në taksën e qarkullimit Kadiu tha se qeverisë i dalin paratë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Nëse flasim për pagesën e rrugëve janë një lloj elementi që ndihmojnë ekonominë, por ka një parim global, që rrugët të paguara bëhen atëherë kur shteti i ofron qytetarëve një rrugë tjetër alternative. Në rast të kundërt nuk mund të aplikohet një taksë e tillë. Jo vetëm që është atakuar ky lloj parim, por unë besoj fort që këtu shteti po i merr qytetarëve dy herë taksat. E para, po ia merr me taksën e qarkullimit dhe e dyta ia merr nëpërmjet tarifës së koncesionit”, - tha Kadiu, teksa bëri me dije edhe premtimet e Partisë Demokratike në lidhje me politikat që do të ndjekë me koncesionet kur të vijë në pushtet. 

Rruga e Kombit ishte një ndër projektet më madhore të Republikës së Shqipërisë dhe më pozitivi, pavarësisht se asokohe u mendua se do t’i jepte një lloj prestigji kombit, por koha ka treguar që vlera e shtuar që kjo rrugë i ka dhënë ekonomisë shqiptare, varion nga 350-400 milionë euro në sektorin e turizmit, ndërtimit, etj. Kur themi taksën e naftës në fakt kemi të bëjmë me taksën e qarkullimit. Deri në vitin 2013 Qeveria Berisha për të ndihmuar mirëmbajtjen e kësaj rruge vendosi një taksë qarkullimi që ishte 70 lekë për litër. Në vitin 2013 kësaj takse nga 70 lekë i shtohen edhe 240 lekë dhe çdokush nga ne paguan 310 lekë më shumë për çdo litër. E dini sa paguajnë shqiptarët? 120 milionë euro që qytetarët paguajnë për taksën e qarkullimit, i dalin dhe i teprojnë Qeverisë për të mirëmbajtur rrugën e kombit dhe të gjitha akset e tjera të Shqipërisë. Rrugës së Kombit i duhen rreth 3 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur. Partia Demokratike ditën e parë që do të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit dhe do të hetojë me shumë transparencë, e do të shfuqizojë çdo koncesion, që nuk është i fokusuar në interesin publik sikurse do të vërë para drejtësisë përgjegjësit e tyre”, - tha deputetja demokrate.
Ajo gjithashtu denoncoi çmimin e lartë prej 5-10 eurosh të vendosur për qarkullimin në Rrugën e Kombit. “Kosto e shërbimit te ofruar nga koncesionari është sa trefishi i kostos reale të shërbimit. Sot përmes këtij partneriteti me privatin, qeveria po i takson shqiptarët për herë të dytë. Garantimi i fluksit te trafikut deri në 15 milion tregon hapur se ky partneritet nuk është në interes te publikut por vetëm në interes të koncesionarit, i cili do të arkëtojë në fund të kontratës 390 milion euro”,
shpjegoi deputetja Kadiu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 28/03/2018 22:42

    Po Grides do ja hiqni apo do ta lini pa to?

    Përgjigju
  • Reg: 28/03/2018 17:33

    hahahhahah na shkrive kur do vini ne pushtet d.m.th.n kurre

    Përgjigju
  • Erik: 28/03/2018 17:20

    Mbajeni shenim kete premtim se nje mxt ka per te ndodhur. E para PD nuk vjen ne pushtet te pakten per 8 vitet e ardhshme. Atehere kjo zonje dhe shume si kjo qe nga kryetari aktual s'do jene pjese e partise. Dhe e dyta, jo vetem qe nuk do e heqin, por do kerkohet te rritet me teper nese deri ne ate kohe do jemi duke negociuar per te hyre ne BE. Kur vune tarifen e pare ne uren e Bosforit ne Turqi diku nga mesi i viteve '70, iu tha njerezve se do e heqin ne rastin e pare sa te rekuperohen kostot e ndertimit te saj. Kane kaluar rreth 45 vjet dhe ajo tarife per kalimin e ures vazhdon te paguhet kokerr me kokerr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja