Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi ka akuzuar drejtpërdrejt deputetin demokrat Klevis Balliun dhe familjarët e tij, të atin Fahri Balliu dhe tezen Blerina Agolli, si përfitues të fondeve publike në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike me Sali Berishën kryeministër.
Çaushi përmendi kompaninë ‘Alpine Bau’ e krijuar në vitin 2007 si filial i një kompanie austriake, Fahri Balliu dhe Blerina Agolli e cila në atë kohë ishte dhe sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Kulturës. Në atë kohë kompanisë, iu besuan disa projekte të rëndësishme rrugore, si mbikalimi i Kamzës në kryeqytet, apo dhe segmenti i autostradës Levan-Vlorë. Deputetja e PS foli për fonde të vjedhura nga shteti nëpërmjet kësaj shoqërie, e cila shpalli falimentimin në vitin 2014, pasi Partia Socialiste kishte marrë drejtimin e vendit.
Reagimi i deputetes socialiste erdhi pas komenteve të Klevis Balliut gjatë seancës parlamentare, mbi administratën aktuale. “Ta quash administratë europiane, duhet të jesh i çmendur. Kërkoni ndjesë, administrata vetëm ka vjedhur. Nuk është administratë, por organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Balliu gjatë fjalës së tij.
Pas kësaj akuze të Balliu, Zegjine Caushi doli në foltore ku dhe i përmendi Balliut biznesin, nëpërmjet të cilit familjarët e tij, deklaroi ajo, kanë vjedhur nga arka e shtetit.
“Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh… më dëgjo bukurosh më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë.
Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt atë bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës
Mori rrugët nga jugu në veri nga Tirana, dhe filloi me mbikalimin e Tiranës, për të filluar me aksin Levan-Vlorë, e pastaj me të bukurin aks Fratar-Tepelenë që nuk e bëri kurrë dhe në fund fare me Tec-in e Vlorës. Kjo nuk mund të zgjaste shumë kohë se në 2014, gjithë popullsia e vlerësoi kush ishit ju, duhet t’i lironit ato karrige dhe bashkë me ato karrige iku dhe shoqata që kishte krijuar tezja e Klevisit me austriakët. Emri ishte shumë i bukur Alpin Bau, Bau nga Balliu dhe Alpin nga austriakët. Tezja dhe kunata e Fahriut gjeti nga dy austriake andej nga rruga i mori dhe krijoji këtë. Në 2014 u mbyll se falimentoi se bashkë me karriget e asaj kohe do të ikte dhe tejza se nuk kishte se çfarë merrte se ia jepte Fariu”, tha Caushi.
Komente












Shoqja Lenka n'aksion dhe i biri ish spiunit, sot pdist qe zgerdhihet. O MOJ SHQIPERI E MJERA TI !!!
PërgjigjuCa deputete kjo. esht thjesht si ato te kopwratives ne kogen e qoftlargut. Perfaqsuesi i popullit duhet te kwte imazh dije dhe qasje te ndryshme mga kooperativistet nese duam te bejme perpara
PërgjigjuO shqiptar a e kuptoni ju se çfar ju kan punuar juve politikan tē tipit fari PALLA me tē birin ? Ju kan vjedhur pa fund, ju kan vrar, ju kan djegur, ju kan mashtruar e çfar sju kan bēr. E ju rini si dele nuk çoheni ti merni zvar kta zvaranik qelbēsira , flliqsira tē kombit. Por mir jua bējn kur kan gjet shesh le tē bējn pērshesh.
PërgjigjuJa dhe fjalimi i pare /MADHESHTOR/ ne Kuvend i shoqes Zegjine pasi doli nga /inkubatori/ i partise bashke me zogjte e tjere te rinj qe dolen nga veza e zgjedhjeve pranverore si ato surprizat loder kur thyhen vezet /Kinder/.Shoqja Zegjine,na informove si i fitonte tenderat familja Balliu,tani na informo per origjinen e parave me te cilat mamaja jote beri bujtinen,per te cilat te akuzoi Bardhi!
Përgjigju