Ledi Shamku, deputetja e Partisë Socialiste, ka ndërmarrë një mision të ri, që me siguri do të ndikojë jo pak, në jetën e saj personale dhe atë profesionale. Deputetja do të jetojë mes Tiranës dhe Bolonjës, pasi ka bërë një zgjedhje të re sa i takon profesionit të saj.

Enkelejda Shamku Shkreli do të punojë si pedagoge e Sociolinguistikës në Universitetin e Bolonjës dhe do të japë mësim në nivelin Master. Ajo do të ketë fatin të punojë në një universitet 927-vjeçar.

"Nesër është dita ime e parë e leksioneve në Unibo. Web site docente - gati. Objektivat dhe programi - gati. Nesër bashkë me studentët nisim udhëtimin e bukur të fjalës si produkt i shoqërisë po edhe të shoqërisë që lëviz falë fjalës. Afërmendsh kam emocion, po më qetëson disi bukuria e lëndës që jap. Ku nuk mbërrin Linguistika, mbërrin Sociolinguistika. Shtegtim të mbarë studentëve të mi, edhe pse ende s'i njoh."- ka shkruar ditën e djeshme Shamku në Facebook-un e saj, ndërsa sot me siguri do t'i ketë njohur studentët e saj paraprakisht.
ledi shamku
ledi shamku
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)