Deputetja Ina Zhupa denoncon me emra zyrtarët e Bashkisë Sarandë: Po intimidojnë qytetarët për mos votuar të lirë

Deputetja Ina Zhupa denoncon me emra zyrtarët e Bashkisë Sarandë: Po intimidojnë qytetarët për mos votuar të lirë

1679397456_Screenshot9.jpg

Deputetja Ina Zhupa ka bërë një denoncim në rrjetin e saj social Facebook. Ina Zhupa ka denoncuar me emra zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, për të cilët thotë se po intimidojnë qytetarët. Sipas saj, nënkryetarja e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro po i ushtrojnë presion qytetarëve.

"Drejtues të institucioneve publike të Sarandës! Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro. Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.  Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.  Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë. Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.  Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë", shkruan Zhupa. 


Lajmi kryesor:

‘Zgjedhjet/ Koalicioni Berisha-Meta: Administrata presion në qendrat e votimit, do të mbajnë përgjegjësi! Policia t'i largojë menjëherë


SI.E./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë