STRASBURG - Mbështetje për njohjen e Kosovës, pasi vendi ka bërë hapa pozitivë në raport me shtetin ligjor, ka deklaruar deputetja shqiptare, Valentina Leskaj, gjatë debatit për Kosovën të bërë në Komitetin e Politikave të Këshillit të Europës.

Gjatë fjalës së saj, Leskaj ka kërkuar rritjen e mbështetjes së KE-së për Kosovën duke mbështetur edhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare.

Sipas kryesueses së delegacionit shqiptar në KiE, Valentina Leskaj, arritjet në procesin e dialogut politik dhe negociatave, janë të dukshme.

Në fjalën e saj, Leskaj ka kërkuar “mbështetje për procesin e njohjes së Kosovës.” Gjatë diskutimit të saj, deputetja shqiptare ka theksuar se, shqiptarët e Luginës së
Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon çdo qytetar i KE-së.

Duke folur në këtë Komitet, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ju referua kërkesës së Leskajt për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)