Deputetja shqiptare diagnostikohet sërish me kancer: 9 vite më parë e mposhta teksa isha shtatzënë, e kam lodhur veten më shumë sesa duhet

Deputetja shqiptare  diagnostikohet sërish me kancer: 9 vite më parë e mposhta teksa isha shtatzënë, e kam lodhur veten më shumë sesa duhet

Deputetja Adriana Matoshi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në një postim prekës në Facebook thotë se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ajo ishte operuar para 9 vitesh. Matoshi shkruan se kur u diagnostikua me kancer para 9 vitesh, ajo ishte në pritje të një fëmije, dhe shton se në asnjë moment nuk është dorëzuar. Ajo thotë se dashurinë për jetën e kishte më të madhe se frikën nga vdekja. Matoshi tregon se do t’i nështrohet në fundjavë një ndërhyrje kirurgjikale dhe se ka besim që do ta kalojë me sukses.

‘Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at'her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n'kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m'ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t'madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n'shpi m'pritshin fmite, prind, m'pritke puna, projektet...

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m'kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m'bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m'doket, me m'tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t'botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t'zot e vetes...

I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n'krejt kto sfida po m'jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj qe ne fund t'javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t'juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n'jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N'situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n'shpirte, se puna jem m'ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.

N'fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t'mjekve, nuk ka me m'pshtu as fama e as parja.’- shkruan Matoshi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 29/11/2021 18:44

    Sherim te shpejte! Zoti t'ju jap force dhe kurajo qe ta mundni perseri semundjen, t'ju dhuroj vite e vite jete prane femijeve tuaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja