Deputetja Silva Caka në 'Report Tv': Bojkot zgjedhjeve lokale? Ende nuk e kemi një vendim

E ftuar në studion e ‘Report Tv’, deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka folur mbi Vettingun në politikë, çështjen ‘Xhisiela’ dhe bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve lokale.

E pyetur nëse LSI do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale, Caka është shprehur se ende kryesia e LSI-së nuk e ka marrë një vendim pasi ka ende kohë.

Por ne nuk e kemi marrë ende një vendim për hyrjen apo jo në zgjedhje. Ka kohë. Ka ende gjashtë muaj për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Pra ka kohë për të vendosur çfarë do të bëjmë.

Silva Caka, deputete

Më tej, Caka ka vijuar mbi akuzat për kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e akuzuar atë si të përfshirë në rastin e Xhisiela Malokut.

INTERVISTA E PLOTË:

Sa i përket procesit të Vettingut, jeni të kënaqur që u dërgua në Venezia?

Janë nisma të rëndësishme. Pala ndërkombëtare është gjithmonë e mikpritur. Por nga pala jonë ka pasur spekticizëm pasi për Vettingun ndërkombëtarët janë shprehur njëherë. Një vlerësim i dytë është i tepërt dhe i panevojshëm. Arsyeja e dytë është se nisma shtyhet në  kohë.

Po përse do ta shtyjë se fundja ata aty do të jenë gjithsesi?

Do të pastrohen provat. Për rastin e fundit atë të Xhisielës ka pamje filmike. Do të fshihen jap garancinë time. Do të harrohen shumë gjëra.

Po nëse vjen një rekomandim negativ nga Venezia?

Nuk besoj të vijë. Venezia është shprehur njëherë.

Sa i përket rastit të Xhisiela Malokut, ajo e mohoi dhunën, ju mendoni se po gënjen?

Çfarë mund të presim ne? Është rritur vetëm, në fshatin Nikël,  është përballë një force politike, një policie, një kreu grupi parlamentar. Jam e bindur që Xhisiela Maloku është e terrorizuar përballë një strukture të tillë që është ngritur kundër saj. Unë e justifikoj frikën e saj. Do të duhej denoncimi i Nuhut për t’u vënë në lëvizje. Kamerat janë të manipulueshme. Kjo çështje nuk po hetohet siç duhet. Pse u shoqërua pikërisht tani Rexhep Rraja? Oficeri Nuhu ka bërë thirrje pafund që të hetohet rasti dhe kupola e policisë nuk është vënë në lëvizje.

Kush janë pengesat?

Janë shumë të qarta. Shumë njerëz të përfshirë dhe me pushtet politik. Një deputet zone, një kryetar i grupit parlamentar dhe një kryetar Bashkie. Mos të përmendim të tjerët. Është tendecë e PS-së që të mbrojnë njerëzit e tyre me çdo kusht.

Po të ishte Rraja pjesë e LSI-së?

Nuk po bëhet gjithë kjo gjë për Rrahman Rrajën. Se do të kishte dhënë dorëheqjen me urdhër partie. Por po mbrohet Taulant Balla. Në pamjet filmike që i ka marrë prokuroria duket Balla. Ne jemi shumë të qartë.

Sot u mblodh kryesia e LSI, vendosët që nuk do të riktheheni në parlament, është i përkohshëm ky vendim?

Është e kotë të kthehesh sepse nuk ka më vend. Vetëm ata të maxhorancës flasin dhe mbajnë fjalime. Për aq kohë sa nuk të japin fjalën është e kotë. Opozita ka forma për ta luftuar maxhorancën, protesta terrenin. Pozita ëhstë e lidhur me krimin ëhstë e kotë të rikthehemi.

Çfarë do të kërkoni?

Paketën antimafia. Në 8 muaj janë ndryshuar 80% 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi. Është e kotë të shkosh në parlament kur vetë flasin dhe vetëdëgjojnë.

Basha thotë që nuk shkohet në zgjedhje, po ju do t’i bojkotoni zgjedhjet?

Mendoj që çdo formë për ta rrëzuar këtë kryeministër të lidhur me krimin është e pranueshme. Mendoj që zgjedhjet nuk do të përjashtohen nga planet tona si opozitë. Nëse do të nisemi që nuk është rrëzuar qeveria nga postestat e zhvilluara deri më tani, është gabim. Por ne nuk e kemi marrë ende një vendim për hyrjen apo jo në zgjedhje. Ka kohë. Ka ende gjashtë muaj për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Pra ka kohë për të vendosur çfarë do të bëjmë.

A do të merreni me reformën zgjedhore?

Kur numrat janë në favor të dikujt që i përdor me arrogance është e kotë të diskutohet.                      

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë