Deputetja Socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, u shpreh se raporti i publikuar nga Komisioni i Venecias thotë qartë se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat. Mesi tha se verdikti final do të jepet nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Komisioni i Venecias thotë qartë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. Komisioni ka përcaktuar tejkalim të kompetencave. Kanë përcaktuar se vendimin për zhdekretimin është tërësishta jashtë kompetencave.

Verdikti final do jetë nga ana e Kuvendit për të pritur më pas ngritjen e Kushtetueses nëse vendimi i Kuvendit i përmbahet apo jo kushtetutës", u shpreh Senida Mesi.


Lajmi kryesor:

Senida Mesi në 'Pa Protokoll': Mazhoranca e hapur për ndryshimin e sistemit! Meta tejkaloi komptencat