Deputetja socialiste Blerina Gjylameti akuzon Partinë Demokratike se nuk pranoi depolitizimin duke treguar sipas saj se nuk ka pasur problem real administrimin zgjedhor.
"Marrëveshja zgjedhore e arritur dje me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë u dakordësua nga palët. Thelbi i kësaj marrëveshjeje e cila vjen si rezultat i një pune të e madhe ishte përmirësimi i zgjedhjeve dhe mbi të gjitha qasja që partitë politike duhet të kenë më shumë ndaj institucioneve sesa rrugës.
Marrëveshja zgjedhore nxorri si produkt përveç ndryshimeve bazuar në rekomandimet në ODIHR dhe kthimin e besimeve në institucione.
Partia Socialiste së bashku me qeverinë kishte qëllim depolitizimin e administratës si pikë kryesore të rekomandimeve të ODIHR, por Partia Demokratike tregoi se nuk kishte gatishmërinë e duhur. Pavarësisht se Partia Demokratike e kundërshtoj, ky kundërshtim mbetet në kuadrin e dytë sepse synimi kryesor për interesin e shqiptarëve, i insistueshëm nga mazhoranca prej më shumë se 2 vjetësh, ishte hartimi i një ligji zgjedhor gjithëpërfshirës dhe i gjithëpranuar nga palët. Administrata zgjedhore do të vazhdojë të jetë e balancuar politikisht edhe në vitin 2021, çka tregon qartë se Partia Demokratike nuk ka patur problem real administrimin zgjedhor.
Përkushtimi ynë ka qenë përherë interesi publik dhe misioni për të integruar Shqipërinë në familjen europiane dhe përfundimi i kësaj reforme ishte një shkallë e rëndësishme për përparimin tonë, pas shumë reformave të suksesshme që deri më tani i janë dhënë vendit.
Reflektimi i palëve për të hequr dorë nga kërkesat absurde shënon edhe njëherë rezistencën e institucioneve, pranimin e rregullave të lojës si e vetmja rrugë e përbashkët e demokracisë" tha ajo.
Komente












PD e ka seline buze Lane.Ste produkt qe ka lumi Lana ate ka dhe PD
Përgjigju