Duke folur për kanalin RaiNews24, deputetja ukrainase Maria Mezentseva  ka bërë thirrje që të gjitha dëshmitë e dhunës në Ukrainë duhet të mblidhen që të jenë gati për gjykim, dhe kur lufta të mbarojë e Ukraina të jetë fituese,çdo person që është në luftë  do mbaj përgjegjësi. Ajo ka folur rreth të gjitha grave pre e dhunës dhe llojeve të tjera abuzimesh.

“Fakti që disa gra janë përdhunuar disa herë është diçka për të cilën është e vështirë të flitet, disa grave i është privuar jeta, disa janë varur. Ne po mbledhim prova dhe u jemi mirënjohës OJQ-ve ndërkombëtare dhe stafit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Mezentseva gjatë intervistës.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar