Der Spiegel: Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar vazhdimisht aleatët e tyre

/ATSH-AFP/ - Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar vazhdimisht vendet aleate si dhe organizata të ndryshme në të gjithë botën, shkruan sot revista gjermane "Der Spiegel".
"BND-ja (shërbimet sekrete gjermane) ka përgjuar vazhdimisht 'miq' në të gjithë botën, mes të cilave edhe ministrat e Brendshëm të SHBA-së, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe të Kroacisë", thekson e përjavshmja gjermane por pa dhënë burimet.
"Der Spiegel" por edhe media të tjera gjermane kishin publikuar edhe më parë se BND-ja kishte përgjuar vende aleate për llogari të SHBA-së, NSA-së dhe për vete.
Këto zbulime të fundit shkojnë edhe më largë duke dhënë gjithashtu detaje mbi shtrirjen e aktivitetit të BND-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social