Mediet gjermane pas dyndjes së azilkërkuesve shqiptar po shprehin interes për të njohur nga afër arsyet e këtij fenomeni. Revista e përjavshme gjermane “Der Spiegel” ka dërguar Kartin Kuntz në Kukës ku ka intervistuar një të ri në Novosejë. 

Videoja është postuar në faqen zyrtare në Facebook të revistës, ku ka marrë mijëra shikime.

“Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu”, shprehet Mali Tafaj. “Zhvendosja ka qenë masive, ndoshta 20-30 për qind e banorëve të fshatit janë larguar.”

I riu tregon më tej se pas vizitës së kancelares Angela Merkel në Tiranë është informuar se Gjermania ofron vende pune për persona të specializuar.

Djaloshi thotë se për të shkuar në Gjermani, itinerari që ndiqet është fillimisht udhëtimi drejt Prizrenit, më pas në Shkup, nga ku udhëtohet drejt Serbisë e prej atje drejt vendeve të BE-së.

Ai vetë nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon Tafaj.
 
 

Aus dem Dorf Novosej sind fast ein Drittel der Menschen weggezogen. Auch der junge Albaner Mali Tafaj will nach Deutschland. Was treibt ihn und die übrigen Bewohner?

Posted by DER SPIEGEL on Sunday, August 23, 2015


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)