Tiranë- Katër tifozë janë proceduar penalisht pas ndeshjes Tirana-Partizani, pasi goditën në kokë me sende të forta një 19-vjeçar në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
 
Të proceduarit janë G.Z. 20-vjeç, K.SH. 20, S.S. 19 dhe E.T. 24-vjeç, i dënuar më parë, të gjithë banues në Tiranë.
 
Sipas policisë, 4 të proceduarit janë konfliktuar me 19-vjeçarin  me inicialet Xh.Q. duke i shkaktuar plagë në kokë.
 
 Por nuk janë mjaftuar me kaq, pasi pas incidentit kanë thyer xhamat e mjeteve tip “Benz” dhe  “Fiat” të parkuara.
 
Derbi u luajt në dy ditë, pasi të enjten u fikën dritat dhe të premten u luajtën 27’ e mbetura, ndërsa rezultati u ishte 0-0.
 


dy.b/shqiptarja.com