Derbi i çuditshëm, Partizani dhe Tirana luajnë pa... trajner

Derbi i çuditshëm, Partizani dhe Tirana luajnë pa... trajner

Derbi Partizani - Tirana

Partizani dhe Tirana do përballen më 19 tetor në "Air Albania", për ndeshjen e prapambetur të Superligës. Dueli ishte programuar për më 26 shtator, ndërsa për shkak se stadiumi nuk ishte gati dhe me dakordësi të palëve ndeshja u spostua.

Tanimë tifozët do kenë mundësi të ndjekin "Derbin e Kryeqytetit" në stadiumin kombëtar, që ka 22 mijë ulëse. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje në kushte të veçanta.

Tirana, një javë më parë largoi nga detyra trajnerin Orges Shehi dhe përkohësisht ekipin e drejton drejtori i Akademisë, Julian Ahmataj. Nga ana tjetër, Partizani dje njoftoi largimin e trajnerit Zoran Zekic, teksa ekipin në vendin e tij e ka marrë drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.

Derbi i gjen skuadrat si asnjëherë më parë, të dyja me trajnerë të përkohshëm. Në kushtet kur ndeshja ka specifika të veçanta, duket se do jetë përvoja ajo që do triumfojë mbi skemat.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën