Derbi i kryeqytetit shkon për Partizanin, 'Demat e Kuq' mundin 1:0 Tiranën (GOLI)

Derbi më i zjarrtë në vend ai i kryeqytetit, Trana-Partizani, i rikthyer pas dy vitesh, shkon për "Demat e Kuq". Të kuqtë vijojnë me serinë e fitoreve në derbi, teksa mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Tiranën në “Selman Stërmasi”. Ky ishte derbi i 150 në historinë mes tyre, ndërsa të kuqtë arritën suksesin e 14 radhazi. As Ze Maria nuk ia doli të rikthejë bardheblutë te suksesi, ku fitorja në derbi mungon që nga viti 2014. Ndeshja ishte mjaft e bukur me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa emocionet më të mëdha i dhuruan tifozët, të cilët me koreografitë e tyre e fituan ndeshjen në shkallët e stadiumit. Goli vjen në minutën e 21 kur mesfushori Mala shfrytëzon në mënyrë prefekte krosin e Asanit nga e dajthta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor