Real Madrid dhe Atletico Madrid luajnë nesër në 18:30 në "Santiago Bernabeu", për javën e 23-të në La Liga. Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti ka treguar se do jenë në garë për të gjithë trofetë, aqsa forca t'i lejojë. Më pas italiani u ndal te forma e Vinicius dhe raporti me trajnerin e Atleticos, Simeonen.
“E shoh ekipin në formë të mirë. Ne e lamë ndeshjen e Champions League me emocione të mira dhe dinamikë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur si ajo në Copa del Rey. Të gjithë e dinë se sa e rëndësishmë është kupa evropiane për këtë klub. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të luftojmë për të gjithë titujt, ne do të përdorim të gjithë energjinë tonë për të fituar La Ligën. Sot, ne do të luftojmë për të gjitha ndeshjet", tregoi strategu i Real Madrid.
Carlo Ancelotti duket i surprizuar nga forma e Vinicius, duke treguar se ai ka gjene të mrekullueshme dhe kujdeset për stërvitjen e tij.
"Vinicius? Është e rrallë që ai të mos lëndohet kurrë, por ka gjenetikë spetakolare. Falë prindërve dhe pastaj profesionalizmit të tij, sepse kujdeset shumë për veten, para dhe pas ndeshjeve dhe seancave stërvitore. Është një djalë shumë i fokusuar mbi punën e tij", tha italiani.
Më pas Ancelotti foli fjalë të mira edhe për trajnerin e Atletico Madrid, Simeone.
“Do të doja të kaloja kohë me të sepse ne e duam futbollin. Ai nuk ka asgjë për të mësuar nga unë. Nuk e kam parë kurrë se si punon dhe do të doja, nga përvoja ime personale, si është puna e tij e përditshme. Kjo të jep gjithmonë më shumë njohuri”, tha Ancelotti mes të tjerash. Kujtojmë se Real Madrid me 51 pikë mban vendin e dytë në La Liga, tetë më pak se Barcelona. Nga ana tjetër, Atletico me 41 pikë është në vendin e katërt.