Derbi i Milanos ndahet në paqe
Italia jehonë 56 tifozëve shqiptarë

Derbi i Milanos ndahet në paqe<br />Italia jehonë 56 tifozëve shqiptarë
Nuk ka fitues në derbin e Milanos, pasi Interi dhe Milani kanë ndarë nga një pikë pa vlerë. Sfida edhe pse larg atyre të kohëve të arta kishte mbushur stadiumin duke rikthyer tifozët pas rezultateve negative këtë edicion.

Rastet nuk munguan nga të dy ekipet, me Icardin dhe Menez që krijuan, por finalizimi ishte i dobët duke mos prekur rrjetën.

Nga sfida vlejnë të theksohen dy momente, Philippe Mexes shënoi një autogol, por u anulua pasi gjyqtari pa një faull të Rodrigo Palacios.
mexes
Ndërsa po Interit iu mohua edhe një penallti në minutën e 63, kur Antonelli ndali me dorë goditjen e Hernanes.
mexes
Në përfundim më i fituar nga barazimi doli Milani, që lë pas Interin në renditje, edhe pse larg zonës së Europës, pasi trofeu duket se edhe për disa vite nuk do të ëndërrohet.
inter
Pas javës së 31, Milani ndodhet në vendin e 9 me 43 pikë, Interi i 10 me 42 pikë.
inter


Odisea e shqiptarëve
Sakrifica e grupit të tifozëve shqiptarë të “Inter Club Albania” që udhëtuan mbi 1000 km për afro 29 orë për të ndjekur ekipin e Interit në derbin me Milanin ia vlejti, pasi kënaqësia për të ndjekur një ndeshje të tillë në stadiumin “San Siro” është e jashtëzakonshme edhe pse zikaltërit nuk arritën të fitonin përballë rivalit historik të qytetit të Milanos.

Rrugëtimi i “Inter Club Albania” për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës edhe pse jo në ditët më të mira të historisë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Gazetat më të mëdha sportive në vendin fqinj, “Corriere dello Sport” dhe “La Gazzetta dello Sport” i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë udhëtimit të 56 tifozë shqiptarë.

Pas mbërritjes në Itali dhe ndjekjes së stërvitjes së fundit para ndeshjes, tifozët kanë vizituar edhe muzeun e Interit dhe më pas kanë bërë foto me shqiptarin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që ishte një tjetër shtysë për të ndjekur zikaltërit nga afër.
inter
inter
inter
inter
inter

Kundër Shaqirit
E ndërsa një grup udhëtuan për të mbështetur Interin dhe shqiptarin Shaqiri në ndeshjen ndaj Milanit, një pjesë tjetër ende nuk e kanë kapërdirë faktin që kosovari zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë duke i shpalosur një pankartë të madhe në stadium me mbishkrimin “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
mexes


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin