Derbi myzeqar mes Lushnjës dhe Apolonisë, mungojnë golat dhe spektakli

Derbi myzeqar mes Lushnjës dhe Apolonisë, mungojnë golat dhe spektakli

Momente nga ndeshja Lushnje-Apoloni

Derbi myzeqar që mbylli këtë vit kalendarik në Kategorinë e Parë mes Lushnjës dhe Apolonisë perfondoi me rrjeta të paprekura dhe me skuadrat që ndanë nga një pikë. Një takim i vakët për nga cilësia dhe aktiviteti i sulmuesve para portave respektive që nuk kishte ç’të jepte ndërsa u luajt edhe pa praninë e tifozërisë lushnjare për shkak të denimit katër javor. 

Takimi i gjykuar nga arbitra nga Memaliaj, jo vetëm që ishte larg pritshmërisë, por edhe ju përshtat asaj ç’ka dhanë në fushën e lojës skuadrat. Madje në pjesën e parë rasti i vetëm që u krijua ishte nga vendasit në minutën e 39, ndërsa në pjesën e dytë trajnerët kryen dhe zëvendësime, por sërisht ndeshja nuk pati gol. 

Nga ana tjetër fierakët përdorën kundërsulmin me djem të rinj energjikë që kanë në përbërje të skuadrës edhe pas ndryshimeve në staf, por morën vetëm një pikë. Për trajnerin Ilir Gjylja që drejton Lushnjën arbitrimi ka qenë larg pritshmërive, ndërsa për Apoloninë skuadra është në formim e sipër për pjesën e sezonit që nis në muajin shkurt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë