'Derbi, ndeshja që të shtron rrugën për titullin, Hoxha: Seferi s'më ka dërguar mesazh, nuk e lejoj të shënoi (VIDEO)

Derbi me Tiranën, që luhet të shtunën për javën e 24 të Superligës, vjen në momentin e duhur për Partizanin. Kështu shprehet kapiteni i të kuqve Alban Hoxha, i cili thotë se përballja me bardheblutë është ilaçi për të lënë pas dy zhgënjimet e fundit me Apoloninë dhe Skënderbeun.

“Më vjen mirë që pas dy ndeshjeve të quajtura të thjeshta, ku ne bëmë hapa fals, vjen ndeshja derbi sepse dihet rëndësia që ka, dihet motivimi që sjell te lojtarët dhe për këto arsye mendojmë se do të japim më të mirën. Çdo ekip ka ulje-ngritje gjatë kampionatit, kjo ndodh ndër vite me të gjithë, por unë shpresojmë që këtë ndeshje të vijë kthesa,"-u shpreh portieri.

Në ndeshjen e parë shoku i skuadrës në Kombëtare Seferi (futbollist i Tiranës) nuk arriti të shënonte. Po para kësaj ndeshje iu ka bërë ndonjë ‘mesazh’ paraprakisht?

“Jo mesazh jo. Ndoshta ai ka dëshirën të shënojë, por unë padiskutim që nuk do lejojë këtë gjë. Shpresoj që të shkojë si në ndeshjen e parë që most ë shënojë,”-deklaroi Hoxha.

Për Alban Hoxhën nëse fitohet derbi është një ogur i mirë edhe për kampionatin, diçka e cila u vërtetua sezonin e kaluar me Tiranën.

“Kur fiton ndeshjet që janë me rivalë të drejtpërdrejtë, padiskutim që të jep moral, vazhdimësi. Dihet si është ndeshje derbi. Një fitore në derbi të jep një moral për shumë ndeshje dhe vazhdimësinë e kampionatit. Kemi rastin e Tiranës kur vjet fituan derbin 2-1 dhe ata morën goxha shpirt gare dhe fituan kampionatin. Dhe ne këtë duam të bëjmë,”-tha Hoxha.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula