Derbi që në nisje, hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës! Erzeni ‘zhvendoset’ në Rrogozhinë

Është hedhur këtë të mërkurë shorti për sezonin e ri të Superligës shqiptare, që nis direkt me përballjen derbi mes Tiranës dhe Dinamos. Nënkampionët në fuqi do jenë kundër ‘nëndetëses’ të sapo ngjitur në elitë, por që premton të jetë një ‘kockë e fortë’ nën drejtimin e Luigi di Biagio-s dhe investimeve të mëdha që përfliten.

Sakaq kampionët në fuqi, Partizani, do ta nisë edicionin përballë Teutës në ‘Arenën e Demave’ në Tiranë, ndërsa sfidat e tjera të javës së parë do jenë Laçi-Erzeni, Vllaznia-Kukësi dhe Egnatia-Skënderbeu.

Si gjithmonë, pavarësisht se Partizani është bërë me shtëpi të re, ndeshja derbi kundër Tiranës do të luhet në javën e 6. Ndërkohë për herë të parë këtë sezon, pas përfundimit të 36 javëve kampionat, do të ketë një fazë ‘play-of’ mes skuadrave që renditen nga vendi i parë në vendin e katërt nga ku do të përcaktohet fituesi dhe skuadrat që shkojnë në Kupat e Europës.

Në sezonin e ri Erzeni nuk do ti luajë më ndeshjet në ‘Niko Dovana’, por këtë herë në ‘Egnatia Arena’ të Rrogozhinës. Kampionati do të nisë më 19 gusht dhe do të përfundojë me 11 maj të 2024. Kur kanë mbetur edhe 17 ditë nga nisja e edicionit të 85 të Superligës, duhet theksuar se ende nuk dihet se kush platformë apo televizion do ketë të drejtat transmetuese. Aktualisht FSHF është në fazën e shqyrtimit të ofertave.

Shorti i plotë i Superligës për sezonin 2023-24.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë