Këtë të premte në 13:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën kualifikuese të Champions Leagues për femra. Ekipi i Vllaznisë ka "peshkuar" në short kosovaret e KFF Hajvalisë (kampionet e Kosovës), teksa në raundin e parë do kemi një derbi mes ekipeve shqiptare. Vllaznia ndodhet në grupin 7, teksa me një fitore të mundshme kundër Hajvalisë do gjejë në finalen e këtij grupi fituesin e çiftit Valur (ISL) - Fomget SK (TUR), për të shpresuar kalimin më tej.
Në turin e parë janë pjesmarrëse 41 ekipe të Europës të cilat u ndanë në 11 grupe. 8 prej këtyre grupeve kenë nga 4 skuadra, ndërsa 3 të tjerë janë me nga 3. Kalendari i ndeshjeve gjysmëfinale ka përcaktuar datën 6 shtator për zhvillimin e tyre, ndërsa finalet e grupeve do të luhen më 9 shtator, datë kur dhe do të përcaktohen ekipet të cilat do të kualifikohen për në turin e dytë.
Vllaznia sezonin e kaluar kaloi jo vetëm turin e parë, por edhe të dytin duke u kualifikuar në këtë mënyrë për herë të parë në historinë e saj në fazën e grupeve, duke qenë në mes 16 skuadrave më të mira të Europës.