Derbi të dielën, trajneri i Tiranës: Llogarisim vetëm 3 pikët! Java e 15 nis me fitoren e pastër të Egnatias, thyhet Vllaznia

Tirana pret të dielën në Air Albania Partizanin, në derbin e dytë për këtë sezon, ku synon jo vetëm hakmarrjen, por edhe shkurtimin e diferencës së pikëve. Ndeshja më e lakmuar e futbollit shqiptar do të nisë në orën 19:00, ndërsa te bardheblutë nuk llogarisin asgjë tjetër veçse fitores.

“Nuk diskutohet që ne do japim maksimumin për të arritur tre pikët. Japin një bonus psikologjik skuadrës dhe një shtysë për të ecur para,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Lajmi i mirë te Tirana para derbit është rikuperimi i golashënuesit Florent Hasani, por gjithsesi grupi s’do jetë i plotë.

“Patricu e ka humbur ndeshjen sepse ka pësuar një dëmtim dhe do ekzaminohet në ditët në vijim,”-tha Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Derbin e parë Partizani e fitoi 2-1 në limite, ndërsa kampionët në fuqi në këtë përballje vijnë me 7 pikë më shumë se rivalët e qytetit.

Ndërkohë java e 15 e Superligës nisi me fitoren e pastër 3-0 të Egnatias kundër Vllaznisë. Rrogozhinasit me këtë sukses ruajnë të paktën edhe për 1 javë kreun e kampionatit, ndërsa shkodranët janë rikthyer shpejt tek humbjet pas fitores që morën me Teutën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Nesër derbi Tirana-Partizani, policia njofton masat: Nga ora 17:00, këto rrugë do jenë të bllokuara

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që do të ndërmerren ditën e nesërme gjatë ndeshjes Tirana-Partizani. Perimetri i sigurisë do të jetë më i gjerë sesa ambientet e stadiumit.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Presidenca deri te sheshi "Nënë Tereza".

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi "Skënderbej", bulevardi "Dëshmorët e Kombit, rruga "Bajram Curri", ETC, Rruga "Papa Gjon Pali II", COIN - stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës "Muhamet Gjollesha" me rrugën "Artan Lenja", përgjatë rrugës "Muhamet Gjollesha", rruga "Sulejman Delvina", “Libri Universitar”, pas Presidencës, sheshi "Frederik Shopen", shkallët e universitetit, MAK Albania - stadium.

 

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Policia bën me dije se, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. 

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarsisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut