Tirana dhe Partizani është kryendeshja e javës së 33-të në Superligë. Dje FSHF njoftoi se derbi i kryeqytetit do të luhej në 16 maj, teksa gjithçka ka ndryshuar dhe sërish përballja do zhvillohet në 17 maj në orën 18:30 në "Air Albania".
Spostimi i agjendës lidhet me zgjedhjet lokale të 14 majit që zhvillohen në Shqipëri, teksa policisë së shtetit i janë dashur 48 orë kohë për të organizuar detajet e ndeshjes.
Tanimë përfundimisht derbi i kryeqytetit do luhet në 17 maj, me stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur në përballjen që mund të vendosë fatet e titullit kampion në elitën e futbollit shqiptar.
Tirana kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Partizani, teksa do ketë tre mungesa të rëndësishme. Me bardheblutë që kanë dy rezultate në tavolinë, është radha e të kuqve që të tregojnë forcën në një ndeshje maksimalisht të luftuar dhe të shumëpritur.