Pak ditë më parë Report Tv denoncoi derdhjen e mbeturinave urbane në pyllin e pishave në Qerret të Kavajës duke ndotur zonën përreth, një hapësirë të pastër e të gjelbër. Një gjë e tillë ka sjellë shqetësimin jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe të pushuesve.
Pas lajmit të publikuar në Report Tv ka reaguar kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja, i cili shprehet se mjeti i filmuar ka qenë në një ditë të zakonshme pune, pra që shkarkon cdo ditë në këtë pikë e cila lidhet me impiantin e përpunimit, sipas tij. Ai shton se Ministria e Mjedisit kreu kontrollin pas lajmit dhe se gjithçka është në rregull, pasi sipas tij zona është pa ndotje.
Po ju dergoj nje sqarim ne lidhje me nje lajm qe ka gjetur hapesire ne median tuaj. Me konkretisht ky reagim lidhet me nje video te shperndare nga deputeti Ervin Bushati deshirojme te sqarojme opinionin publik se Agregati ne fjale eshte i ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimit, i vendosur nga kjo ndermarrje ne dispozicion te zones turistike. Mjeti i filmuar ka qene ne nje dite te zakonshme pune; pra mjeti ahkarkon ne kete pike e cila lidhet me impjantin e perpunimit. Ministria e Mjedisit kreu kontrollin e saj ne lidhje me videon qe perhapi panik. Nga kontrolli i saj rezultoi se gjithshka eshte ne rregull dhe zona eshte pa ndotje. Ju falenderoj per mirekuptimin,
Isa Sakja/ Kryetar i Bashkise Kavaje
Komente
