SPAK futi një agjent të infiltruar, si ra në kurth grupi që dërgonte shqiptarë në Angli me dokumente false! GJKKO jep masat e sigurisë për 26 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masat e sigurisë për 26 personat, të cilët akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në trafikimin e emigrantëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në burg janë lënë 18 persona, ndërsa 7 të tjerë në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje, ndërkohë që pesë janë ende në kërkim nga policia.

GJKKO ndryshoi masat vetëm për 3 të arrestuar. Për një grua me fëmijë 3 muajshe, prokurorja e çështjes Elida Celami kërkoi zëvëndësim mase nga 'arrest në burg', në 'arrest shtëpie'. Ndërkohë që zëvëndësim mase ka pasur edhe për Arnold Shahun, nga arrest në bug në arrest shtëpie.

Sakaq, edhe personit në hetim Besnik Lumaj iu ndryshua masa nga GJKKO nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim paraqitje'.

Masat e sigurisë u firmosën nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, që e mori dosjen në dorëzim nga prokuroria e Tiranës për moskompetencë, edhe pse hetimet kishin nisur që në vitin 2020. Për të zbardhur aktivitetin e grupit, dhe personat e përfshirë në të, Report Tv ka mësuar se SPAK ka infiltruar një agjent në mesin e tyre, i cili u ka kërkuar trafikantëve që të kalonte drejt Britanisë së Madhe.

Organizator kryesor, i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula. Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.

Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë kishte ngritur laboratorin për falsifikimn e dokumenteve.

Ndërkohë një laborator i ngjashëm por më i vogël ishte në Tiranë, ku sipas hetimeve pas tij qëndron Ylli Brahimaj, një tjetër i arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ka qënë agjenti që ka treguar të gjithë rrugën nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas drejt Britanisë. Ka pasur komunikime lidhur me mënyrën e transportit nga shoferë dhe të punësuar të tjerë në dy agjenci turistike.

Pagesat shkonin nga 3 mijë deri në 20 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale. Mësohet se janë mbi 40 persona që janë ndihmuar qe të kalojnë në vende si Britania e Madhe, Kanadaja apo edhe SHBA.

Kryesisht falsifikoheshin dokumente Italiane, Rumune apo edhe Bullgare e Sllovene. Në këtë grup është e dyshuar edhe një avokate e cila udhëzonte shtetasit shqiptarë si ata të aplikonin për vizë kanadeze, ajo është nën masën arrest shtëpiak. Gjithashtu i përfshirë është edhe një polic i komisariatit nr. 5.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion