Në këto momente të vështira për Shqipërinë, solidariteti ndaj të prekurve nuk kanë munguar. Me qindra mesazhe kanë ardhur në Shqiptarja.com dhe Report Tv, ku tregohet gatishmëria për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.
Jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe shqiptarë të Kosovës dhe Preshevës janë treguar të gatshëm për t’i strehuar ata.
Mario Shaba
Përshëndetje! Kam një shtëpi në zonën Romanat, rruga e vjetër Tiranë-Durrës e ofroj për familjet në nevojë të interesuarit të më kontaktojnë në numrin e tel 00393288481110 ju faleminderit nqs e postoni!
Drin Jashari
Jam nga Presheva. Quhem Drin Jashari dua ta ndihmoj një familje nga Shqipëria kam mundësi ta strehoj në shtëpinë time një familje deri 8 antarshe me gjithë shpenzimet deri në një vjet i mbaj në shtëpi rrugën e kanë falas. Shkoj vet i marr me makinë. Deri në Preshevë numri telit. +381638030712
Lajmi kryesor:
SOLIDARITETI/ Qeveria jep rrogën e nëntorit! Të rinjtë tetovarë me mision në Shqipëri: Do marrim me vete 5 familje (VIDEO)









