SOLIDARITETI/ Qeveria jep rrogën e nëntorit! Të rinjtë tetovarë me mision në Shqipëri: Do marrim me vete 5 familje (VIDEO)

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës.

Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, e më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.

Shqiptarët janë bërë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore, dhe në këto momente të vështira nuk janë vetëm.

Populli i Kosovës është treguar e gatshme për të ndihmuar, dikush në mënyrë individuale e disa në grup kanë kontribuar ose kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Solidaritet në këto momente të vështira për popullin shqiptar, kanë shprehur edhe shumë shtete të huaja, të cilët që në momentin e parë kanë nisur ekipet e tyre të emergjencave drejt vendit tonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
Të rinjtë tetovarë me mision në Shqipëri: Do marrim me vete 5 familje, do u sigurojmë ushqim dhe strehim

Disa të rinjtë tetovarë kanë marrë rrugën për në Shqipëri, më ekzaktësisht në Durrës. Ato kanë ardhur me një mision. Së pari kanë sjellë ndihma elementare për të prekurit nga tërmeti dhe së dyti do të marrin me vete 5 familje, nuk ka rëndësi se sa anëtare janë. Këta të rinj për mikrofonin e Report Tv kanë deklaruar se do të ofrojnë strehim për këta 5 anëtarë deri kur ata të duan të largohen dhe nuk është e nevojshme për të paguar asnjë qindarkë.

"Ne kemi shpreh gatishmëri për 5 familje, pa marrë parasysh sa anëtare janë. Me gjithë shpenzimet e hequra, do të rrinë sa të duan ato. kemi sjellë gjërat elementare ca duhet për një familje. Si student të universitetit shtetëror në Tetovë i kemi bërë edhe një organizim, kemi mbledhur lekë, por do vijnë vetëm nesër", tha për mikrofonin e Report Tv dy të rinjtë nga Tetova.

Ora 22:16
'Një sardele, dy sardele'...momenti më i bukur me fëmijët pas momentit të tmerrshëm të tërmetit (VIDEO)

Në fytyrat e tyre nuk ka aspak trishtim! Në mendjet e tyre nuk ka rrënoja, tërmet...është thjesht një fushë e madhe sporti që janë mbledhur të gjithë bashkë dhe e shfrytëzojnë për të luajtur. Në stadiumin "Niko Dovana" në qytetin e Durrësit na vjen kjo pamje fantastike. Punonjësit e Emergjencave Civile, mes tyre edhe vullnetarë luajnë  me fëmijët e vegjël.

Ora 20:53
Kabineti Rama jep rrogën e nëntorit për të prekurit nga tërmeti

Qeveria shqiptare do të japë rrogën e muajit nëntor për të prekurit nga tërmeti që goditi vendin në Durrës dhe në Tiranë.

Ora 20:01
Djemtë e Kombëtares nismë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti!


Në rrjetet sociale disa nga lojtarët e kombëtares kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

      Monedha: LEK

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

      Monedha: EUR

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

       Monedha: USD

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

Ora 19:57
Futbolli në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti, Duka: Do të ndërtojmë tre shtëpi


Presidenti i FSHF-së, Armand Duka thotë se së bashku me homologët e Kosovës dhe Maqedonisë kanë vendosur që të ndërtojnë tre shtëpi që janë prishur nga tërmeti. "Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t'ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!" thotë Duka.

Ora 18:46
Qirinj dhe lutje në kryeqytet në kujtim të viktimave të tërmetit (FOTO)

1574901575_zemersolidaritet.jpg

Dëmet e tërmeti të ditës së djeshme dhe lëkundjet që vijojnë çdo ditë i kanë solidarizuar të gjithë.

Kjo gjendje sjell reflektimin mbi jetën dhe vlerën e saj.

Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” dhe MuzeuN Kombëtar janë ndezur qirinj në nder të dhjetëra viktimave që ndërruan jetë nga tërmeti.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar një grup personash, fëmijë e të rritur, kanë ndezur qirinj dhe janë mbledhur duke u lutur për personat që kërkohen nën rrënojat e banesave.

Gjithashtu një gjest human në bustin e Heroit tonë Kombëtar,  një familje kanë ndezur qirinjtë në përkujtim të viktimave.

Familja prej katër anëtarësh ka zgjedhur sheshin "Skëndërbej" që të luten për jetët e banorëve të mbetur në gërmadha.

Ora 18:19
Vajza e ushtarit të UÇK-së sjell batanijen që ai ka përdorur 20 vite më parë për të prekurit nga tërmeti

1574875402_rA.png

Erita Sadikaj

Tërmeti i tmerrshëm që goditi vendin tonë mëngjesin e djeshëm mbart në vetvete histori ‘shumëngjyrëshe’ njerëzore.

Marrëdhënia e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rezultuar shumë e fortë dhe kjo është trehuar në këto ditë zie të vendit tonë.

Një prej shumë historive është ajo e vajzës së ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj.

Ajo ka sjellë neë Durrës, batanijen që babai i sa ka perdorur gjatë luftes së Kosovës, kur ka qenë në Shqipëri 20 vite më parë.

Batanijen ia kanë dhuruar vllezërit dhe motrat  gjatë vitit 1998-99, kur familja e madhe shqiptare i hapi derën për ta strehuar.

Në këtë gjendje të dhimbshme, vajza ka shprehur dëshirën ta dhurojë dhe të kontribojë për të pastrehët që la tërmeti.

“Ky po që është shembull për tu ndjekur nga cdo i ri apo e re dhe nga cdo qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar faqja e universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky është një gjest që mbahet mend dhe vlen shumë në këto ditë të vështira që po përjetojnë banorët e Durrësit dhe Thumanës, dy prej vendeve më të prekura nga tërmeti.

Gjithashtu ata kanë vendosur të organizohen e të japin ndihmën e tyre për të prekurit nga termeti ne Shqiperi.

"Po na duhen ndihma: batanije, uje dhe ushqim i gatshem. Keto ndihma mund t’i sillni ne zyren e Parlamentit Studentor.

Kushdo qe eshte i gatshem te dhuroje mund te me kontaktoje ne kete numer te telefonit: 049 670 679!", është shkruar në profilin e universitetit.

Ora 17:05
Pas tërmetit pritet shiu, pallati i sportit Ramazan Njala në Durrës hap dyert për banorët që i është dëmtuar shtëpia

1574870856_pallati.jpg

Pallati i sportit Ramazan Njala në Durrës do të hapet mbrëmjen e sotme për të prekurit nga tërmeti. Gazetari i Report Tv Artur Korriku raporton se ky vendim është marrë për shkak se moti mund të prishet, duke e bërë më të vështirë strehimin e tyre në çadra.

Ora 17:04
SOLIDARITETI/ 'Nuk e kemi harruar miqësinë...', u hapën derën para 20 vitesh, kosovarët i kthejnë ndihmën familjes nga Durrësi

Ky është rasti konkret i lidhjes së fortë mes kosovarëve dhe shqiptarëve duke treguar se jemi një komb dhe të pandashëm.

Ata nuk e harruan që familja shqiptare i hapi dyert gjendjes së keqe të të prekurve nga lufta e Kosovës.

Familja prej tre antarëve Kazanxhi nga Durrësi, e cila i mbijetoi tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm do të streohet në familjen nga Deçani i Kosovës.

Ata e kanë strehuar familjen Qorraj gjatë luftës së Kosovës dhe tashmë ata po i kthejnë mirësinë pas 20 viteve.

“Që në kohën e luftës jemi miq të vjetër, nuk e kemi harruar miqësinë dhe vendosëm të ikim tek miqtë tanë”, ka thënë Mihal Kazanxhi, kryefamiljari nga Durrësi.

Familja nga Durrësi do të qëndrojnë disa ditë deri në qetësimin e situatës,  në fshatin Carabreg  të Deçanit të Kosovës.

Sipas Radio Europa e Lirë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

“Na thanë të shkonim atje se e panë se çfarë ankthi kishim. Kishim nevojë të iknim të qetësoheshim dhe pas kaq vitesh nuk u thonim jo. Ne kemi fjetur jashtë”, ka thënë Yllka Kazanxhi.

Ky gjest njerëzor tregon lidhjen e fortë të shqiptarëve kudo që ndodhen, ku theksojmë se Kosova ishte e para që dërgoi forcat speciale në vendin tonë për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

Ora 16:43
Manastirliu në kampin e Thumanës: Shërbim mjekësor 24 orë për qytetarët e strehuar në çadrat e emergjencës

1574792772_cadra1.jpeg

Me ekipin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është siguruar edhe asistenca psiko-sociale për banorët e evakuar.

Në qendrën e emergjencës në Thumanë,  ku janë ngritur çadrat për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti po ofrohet shërbim mjekësor 24 orw për të sëmurët kronikë por edhe çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë.

Ministrja Manastirliu u ndal në qendrën e emergjencave ku është ngritur një njësi e posaçme, ku deklaroi se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës.

Me ekipin e urgjencës kombëtare, me stafet e mjekëve dhe infermierëve të zonës dhe me mbështetjen që kemi këtu nga organizata të ndryshme dhe misione të ardhur nga vendet fqinj, jemi në gadishmëri për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti që janë strehuar në këtë kamp emergjence”, tha Manastirliu.

Përveç shërbimit shëndetësor po ofrohet ndihma e nevojshme në aspektin psikologjik për të traumatizuarit.

Jemi angazhuar me ekipet e shërbimit social, Agjencinë për Mbrojtjes së Fëmijëve, urdhrin e psikologut dhe organizata për të ofruar asistencën e nevojshme psiko-sociale për fëmijët dhe për të gjithë banorët e strehuar në çadrat e emergjencës”, tha Manastirliu.

Në terren ndodhen edhe grupet e Agjencisë së Fëmijëve dhe 4 psikologë që po marrin në mbrojtje fëmijët e traumatizuar prej tërmetit.

Ora 15:16
Shërbime telefonike falas nga Telekom Albania për të prekurit nga tërmeti

Në këto momente të vështira, Telekom Albania i gjendet pranë të prekurve nga tërmeti duke ndihmuar në mënyra të ndryshme lehtësimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Aktualisht, i mundësojmë komunikimin me të afërmit e tyre, duke i ofruar mundësinë të kryejnë telefonata falas përmes disa telefonave që janë vënë në dispozicion në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Po aty, janë vendosur pika karikimi për telefonat e qytetarëve që po strehohen në stadium.

Njoftojmë qytetarët që janë rreth zonës së stadiumit në Durrës se mund të drejtohen tek stendat e Telekom Albania për të marr këto shërbime, falas.

Gjithashtu, po mbështesim Bashkinë e Tiranës në mënyra të ndryshme për të lehtësuar situatën. Momentet kur i gjendemi pranë njeri-tjetrit janë çastet që na lidhin edhe më tepër. Le të qëndrojmë të fort, së bashku.

Ora 14:25
Prodhuesit e Kosovës nisin kamionët me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (VIDEO)

Kosova vijon të ofrojë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Disa kompani kosovare kanë nisur me kamionë drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë.

"Ushtria e Prodhuesve te Kosovës, ndihma për vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë. Kontigjenti i parë me ndihma nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugovë dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshekë", thuhet në njoftim.

Ora 13:05
“Deri në një vit e strehoj unë një familje në Preshevë”! Shqiptarët kudo që janë solidaritet për të prekurit nga tërmeti

Në këto momente të vështira për Shqipërinë, solidariteti ndaj të prekurve nuk kanë munguar. Me qindra mesazhe kanë ardhur në Shqiptarja.com dhe Report Tv, ku tregohet gatishmëria për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe shqiptarë të Kosovës dhe Preshevës janë treguar të gatshëm për t’i strehuar ata.

Mario Shaba

Përshëndetje! Kam një shtëpi në zonën Romanat, rruga e vjetër Tiranë-Durrës e ofroj për familjet në nevojë të interesuarit të më kontaktojnë në numrin e tel 00393288481110 ju faleminderit nqs e postoni!

Drin Jashari

Jam nga Presheva. Quhem Drin Jashari dua ta ndihmoj një familje nga Shqipëria kam mundësi ta strehoj në shtëpinë time një familje deri 8 antarshe me gjithë shpenzimet deri në një vjet  i mbaj në shtëpi rrugën e kanë falas. Shkoj vet i marr me makinë. Deri në Preshevë numri telit. +381638030712

Ora 12:49
GJESTI prekës në Korçë, nëna e re heq fëmijën e saj nga karroca për t'ia dhuruar të prekurve nga tërmeti (VIDEO)

Një gjest i veçantë është bërë paraditen e sotme nga një nënë e re nga Korça e cila është afruar pranë vendit ku grumbullohen ndihmat për të prekurit nga tërmeti. Bashkëshorti i saj ka sjellë edhe disa qese dhe më pas është kthyer duke marrë në krah fëmijën, për të lënë karrocën për të prekurit nga tërmeti. Nëna e ka marrë të fëmijën përdore për t'u larguar pastaj pa karrocën.

Ora 12:45
Sarandjotët dhurojnë gjak për të plagosurit nga tërmeti (VIDEO)

Së Spitalin e Sarandës ka filluar dhurimi i gjakut për t'i ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti. Shumë persona i janë drejtuar spitalit sapo kanë marrë vesh lajmin se nevojitet gjak për të plagosurit nga tërmeti i një ditë më parë. Durrësi dhe Thuana ishin dy qytete më të prekura nga lëkundjet ku pati shumë të plagosur e viktima. Të lënduarit për shkak të plagëve të marra në trup kanë humbur edhe gjak pasi kanë qëndruar për orë të tëra nën rrënoja, kështu që është e domosdoshme për disa që të marrin gjak në spital.

Ora 12:44
'Dhimbja nuk njeh ngjyra...', FRESSH dhe FRPD bëhen bashkë në Sarandë për të mbledhur ndihma (VIDEO)

Kryetarët e FRESSH dhe FRPD në Sarandë janë bërë bashkë ditën e sotme për të mbledhur ndihma për personat e prekur nga tërmeti i rënë një ditë më parë ku la pas edhe viktima.

"Jemi mbledhur për fatkeqësinë e tërmetit të rëndë. Jemi mbledhur së bashku me FRPD, jemi shkrirë jemi bërë një sot. Cdo gjë është e nevojshme. Sot vlen çdo gjë, për ata që janë të pastrehë. I ftojmë të gjithë qytetarët e Sarandës që të bashkohen." tha kreu i FRESSH.

"Orë dhimbje e ankthi për çdo njeri atje. Dhimbja nuk ka ngjyra. Sot jemi bashkuar nismës për të dhuruar ndihma. Ti bashkohen kësaj nisme. Saranda e ka treguar ndër vite se janë humanë. Ata janë vëllezërit dhe motrat tanë." tha më pas kreu i FRPD.

Ora 12:30
Veshje, ushqime e para, korçarët bëhen bashkë dhe mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Qyteti i Korçës është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i rënë një ditë më parë, ku u mori jetën shumë personave dhe la pa strehë shumë të tjerë. Korçarët mëngjesin e sotëm janë mbledhura bashkë duke grumbulluar ushqime, veshje e para për të prekurit nga tërmeti.

Grumbullimi i ndihmave është bërë në tre pika në qytet. Pika e parë është tek Katedralja, një tek bashkia dhe pika e tretë e mbledhjes së ndihmave është tek Univeristeti.

Të gjithë ata që duan t'i bashkohen dhurimit të ndihmave në qytetin e Korçës mund të shkojnë në këto tre vende.

Ora 12:28
10 pallate dhe shumë shtëpi të pabanueshme në Lezhë, banorët strehohen në çadra

10 pallate dhe shumë shtëpi jënë bërë të pabanueshme nga termeti i një ditë më parë në qarkun e Lezhës. Disa prej banoreve janë strehuar në çadra të vendosura nga Bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë jashtë pranë banesave të dëmtuara.Ata thonë se tërmeti ju ka shkaktuar dëme të shumta, ndërsa shtojne se kushtet në çadra nuk janë aspak të mira dhe mungon ushqimi. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjok Jaku thonë se vemendja kryesore është përqëndruar në identifikimin e dëmeve dhe strehimin e banoreve që ju janë dëmtuar banesat. Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkise Lezhe, Gjok JAKU Prefekt i Qarkut Lezhe Prej dy ditesh në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa ka nisur mbledhja e ndihmave për tju ardhur në ndihmë banoreve të prekur nga termeti

Ora 12:21
Rruga e Kombit pa pagesë për gjithë ata që solidarizohen dhe sjellin ndihma për të prekurit nga tërmeti

Koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), ka njoftuar se duke filluar që nga dita e djeshme ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individe, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente.

Ora 12:12
Shqiptarët hapin dyert e shtëpive...numrat e telefonit ku MUND TË KONTAKTONI nëse nuk keni gjetur ende një strehë

Shqiptarët janë bërë të gjithë bashkë!

Në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mbërritur dhjetëra mesazhe të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, por edhe jashtë vendit të cilët janë solidarizuar me familjarët e viktimave dhe kanë vënë hapur dyert e shtëpive të tyre për t'i strehuar.

Për të gjithë ato banorët, që këto orë të para të së mërkurës të mos i gjejnë në qiell të hapur.

Ato kanë lënë në dispozicion numrat e kontaktit. 

"Mirëmbrëma ndaj nga lotët dhe dhimbjet për shqiptarët të lënduar nga tërmeti. Jam një emigrant nga Italia, dua të bëj pjesë për t'ju ardhur në ndihmë ndonjë familjeje edhe për strehim deri sa shteti t'i sistemoj. Me shpirt i ndihmoj të gjithë, por mundësia aq është. Numri im i telefonit 00393270651994 Alban Bici

Jam nga Kosova. Kam një shtëpi në Kosovë dhe një në Shqipëri, në Mal të Robit. I kam për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë në këto momente. Ky është numri im i telefonit +41766886889", janë disa nga numërat e telefonit të vënë në dispozicion nga shqiptarët kudo ndodhur. 

Ora 10:00
Saranda dhe Lushnja solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, fillon mbledhja e ndihmave

Në Sarandë, gjimnazistë janë organizuar për të mbledhur ndihma, ku thirrjes së tyre u janë përgjigjur shumë qytetarë, të cilat kanë mbledhur ushqime dhe veshje.

Edhe në Lushnje është parë një solidaritet i madh për të prekur nga tërmeti, e ndërsa administrata ka vendosur që të japë si kontribut shumë prej 1 mijë lekë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 27/11/2019 13:07

    Te lenduar nga kjo gjeme natyrore qe na ra. Të mallengjyer nga qendrimi madheshtor i popullit tone kudo. Ngushellime kombit per humbjen e rende, gati tjua lehtesojme dhimbjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'