Me ardhjen e sezonit të verës dhe rritjes së temperaturave, nisin edhe problemet me djegien e lëkurës por edhe sëmundjet dermatologjike. Në një prononcim për Report Televizion, dermatologia Adriana Sinani thotë që grupmoshat më të prekura nga rrezet e diellit por edhe sëmundjet e lëkurës janë fëmijët dhe të moshuarit.
“Një nga sëmundjet më të shpeshta është hiperhidroza, djersitja e shtuar e duarve e këmbëve, në periudhën e verës. Personat që vuajnë nga hiperhidroza e kanë këtë problematikë jashtëzakonisht të vështirë për ta mirëmbajtur dhe për ta ulur sasinë e djersëve; Janë mykozat, që në këtë periudhë kanë një shtim më të madh, për shkak të djersitjes, për shkak të mbajtjes së këpucëve për orë të gjata. Prandaj, ne rekomandojmë që në këtë periudhë veshjet të jenë të lehta. Rrezatimi diellor është një nga shkaktarët e kancerit të lëkurës, dua të theksoj diçka këtu për melanomën, u bëj thirrje njerëzve që të bëjnë kontrollet e nishaneve rutinë çdo vit. Sidomos para sezonit të verës”-tha Sinani.
Dermatologia jep edhe këshilla se si të shmangim rrezet e tepërta të diellit, duke përdorur kremra të ndryshëm, por edhe duke shmangur daljet në orët e ndryshme të ditës. “Ne si demratologë nuk e rekomandojmë ekspozimin në diell pas orës 10:00 ose 11:00 të paradites dhe para orës 17:00 të pasdites pasi rrezet e diellit janë shumë të forta dhe do të shkaktojnë djegie në fytyrë”shtoi mjekja. Mjekja këshillon gjithashtu që në këtë stinë kujdes të veçantë ti kushtohet pickimit nga insektet e ndryshme, por edhe kontrollet periodike për nishanet të cilat ekspozohen në diell.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Lakra ‘bomba’ që vret sëmundjet, Altin Joka: Magjia e lakrës nëse e përdorim rregullisht/ Disa kombinime për kura specifike
20 Nëntor, 17:00
-
Mjalti, shëruesi i madh i 216 sëmundjeve, Altin Joka: Si të përdoret pa humbur vlerat / Provat e pagabueshme, si të dallojmë mjaltin pa hile
20 Nëntor, 16:33
-
‘Kujdes nga skandalet, çdo gjë shihet me lupë’, Jorgo Pulla paralajmëron… /Horoskopi javor 18-24 nëntor
18 Nëntor, 13:57
-
Ylli Merja prezanton 'frutin magjik' insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe regjimi ushqimor
11 Nëntor, 16:28
-
Mundësi ideale në punë! Ja shenjat që përfitojnë…/Horoskopi javor 11-17 nëntor nga Jorgo Pulla
11 Nëntor, 13:12
-
Mos i neglizhoni miomat/ 'Mishi i huaj' në mitër, ja si të shpëtoni pa kirurgji me kurën nga Ylli Merja
4 Nëntor, 16:30
-
Ndryshime kolosale këtë javë/ 'Alarm shenjat e ...' Horoskopi 4-10 nëntor nga Jorgo Pulla
4 Nëntor, 13:28
-
Supë me mish qengji nga gazetarja Admirina Peçi
31 Tetor, 11:47
-
Sallatë e egër me lëng shege nga Admirina Peçi
31 Tetor, 11:40
-
Hasude me arra sipas traditës matiane nga Admirina Peçi
31 Tetor, 11:34
-
‘Pa to, nuk kemi jetë’, Ja zakonet që po ju dëmtojnë veshkat / Altin Joka tregon ushqimet dhe bimët më të mira për shëndetin e veshkave
30 Tetor, 16:30