Dermatoza nodulare,Panariti në
Bullgari: Duam vaksina për gjedhin

Dermatoza nodulare,Panariti në<br />Bullgari: Duam vaksina për gjedhin
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të ministrave të Bujqësisë të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, i organizuar nga Bashkimi Europian në Sofje, Bullgari ku i gjatë takimit me komisionarin e BE për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore, Vytenis Andruikaitis kontingjent të ri vaksinash për gjedhin që mund të sëmuret gjatë vitit të ardhshëm.

Panariti i kërkoi Komisionerit Andruikaitis një kontigjent të ri vaksine për të mbuluar edhe për vitin e ardhshëm me vaksinim tufat e gjedhit, si masë parandalluese ndaj një sëmundje, e cila tashmë ka prekur shumë vende europiane dhe e cila ka një shpejtësi shumë të madhe përhapje.

Komisioneri Andruikaitis, kërkoi që të theksohet me forcë se sëmundja, në asnjë rrethanë nuk prek njeriun dhe konsumi i mishit dhe qumështit nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut. 

Komisioneri dhe ministri Panariti ranë dakord që gradualisht të shikohet drejt lehtësimit të masave shtrënguese pasi situata është dukshëm e përmirësuar.

Gjatë takimit, Panariti bisedoi me Komisionerin e BE për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore, për masat e rrepta parandaluese dhe kontrolluese ndaj sëmundjes dermatoza nodulare e gjedhit, fushata e vaksinimin masiv  dhe arritja e imunizimit në kohë të pjesës më të madhe të popullsisë së gjedhit në vend, falë ndërhyrjes në kohën e duhur dhe zbatimi rigoroz i të gjithë dispozitave të imponuara nga kjo situatë dhe të miratuara nga BE. 

Komisioneri Andruikaitis përgëzoi ministrin për menaxhimin e suksesshëm dhe  mbajtjen të pastër nga sëmundja të pjesës më të madhe të vendit duke e garantuar për mbështetjen në vijim.

Gjatë këtij takimi, Ministri Panariti ka biseduar me të gjithë ministrat e Bujqësisë të vendeve të prekura, për të rakorduar procedurat e kontrollit dhe masat parandaluese ndaj kësaj sëmundje.

Ky takim ka në fokus raportimin e vendeve të prekura nga dermatoza nodulare gjatë muajve të fundit, mbi strategjitë dhe masat e ndërmarra për përballimin e kësaj sëmundje. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump