Dermatoza Nodulare, shpërndahen
41 lopë në Bashkinë e Kavajës

Ministia e Bujqësisë vazhdon të kompensojë blegtorët me kafshët të cilat u dëmtuan nga Dermatoza Nodulare.
 
Sot u shpërndanë 41 lopë për Bashkinë Kavajë, ndërsa nesër dhe ditët në vazhdim shpërndahen pjesa tjetër për Kamzën, Tiranën dhe bashkitë e mbetura deri në plotësimin e 187 krerëve të dëmtuara.
 
Në aktivitetin e zhvilluar sot në Kavajë mori pjese Edmond Panariti, i cili deklaroi se kompensimi i blegtoreve në të gjithë vendin është premtimi i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë.
 
Panariti tha me tej se, kompensimi i të gjithë fermerëve për të gjitha kafshët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare, do të vazhdojë deri në kokën e fundit, me raca të përzgjedhura, të përshtatura me zonat e ndryshme të vendit. 
 
"Ne do të trajnojmë dhe fermerët dhe do tu sjellim dhe materialin biologjik nga Danimarka, me qëllim që të shtojmë këtë racë dhe ta përmirësojmë popullsinë e kafshëve në vend. Ndërkohë, jemi në bisedime me Ambasadën e Danimarkës që të na ndihmojë me material biologjik", theksoi Panariti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre