Dervishaj prezantohet para stafit të
MTI-së: Angazhim për objektivat

Dervishaj prezantohet para stafit të<br />MTI-së: Angazhim për objektivat
Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj është prezantuar sot para stafit të Ministrisë, nga ish-Ministri Edmond Haxhinasto dhe nga Zëvëndës kryeministri Niko Peleshi.

Fillimisht fjalën e ka marrë ish ministri Haxhinasto, i cili vlerësoi stafin e MTI-së për punën e bërë në këto 3 vite, duke arritur objektiva të rëndësishëm. Z. Haxhinasto tha se Ministri i ri Sokol Dervishaj, me eksperiencën e tij të gjatë në administratë do të japë një kontribut të madh në plotësimin e sfidave që ka sektori i transportit dhe infrastrukturës.

Në fjalën e tij Ministri Sokol Dervishaj, vlerësoi punën e ish ministrit Haxhinasto, ndërsa nënvizoi e Ministria e Transportit do të vazhdojë punën për të arritur objektivat. Ministri Dervishaj tha se pritoritet e Ministrisë së Transportit për më shumë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, nuk janë vetëm të këtij digasteri por të Aleancës Qeverisëse. Z. Dervishaj premtoi angazhim maksimal për të përmbushur këto objektiva.

Zëvëndës kryeministri Niko Peleshi, falenderoi ish Ministrin Edmond Haxhinasto për kontributin e dhënë në këtë Ministri në 3 vite të vështira, për shkak të situatës problematike të trashëguar. Zoti Peleshi theksoi se eksperienca e gjatë e zotit Dervishaj, në qeverisjen lokale dhe qëndrore do të ndikojë pozitivisht në vazhdimin e reformave në sektorin e transportit.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron