TIRANË - Saktësia e qitjes së pushkës së ujit, e cila bëri shkëputjen e telave përcjellës të energjisë nga telefoni celular tek lënda eksplozive C4, ka shpëtuar pjesë të rëndësishme të hetimit të atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. 

Janë shpëtuar mjete si telefoni, karta sim dhe mundësi për fiksimin e gjurmëve të autorëve. “A1Report” ka siguruar fotot e lëndës eksplozive, e cila është C4, e llojit pluhur, që është e prodhur dhe gjendej në depot e Forcave Tona të Armatosura.

Procedura e njësisë antieksploziv të RENEA-s u sqarua edhe nga ish-komandanti i kësaj njësie, Thimi Prifti, gjatë emisionit "Urbanika" të gazetares Mirjeta Ngjela.

Fotot dhe shpjegimet e ekspertit rrëzojnë pretendimet e hedhura pas ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit të komanduar me çekiçin pneumatik për çaktivizimin e bombës me celular ishin dëmtuar pjesë të rëndësishme të tij për zbardhjen e hetimeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)