Dervishi: Objektivat s’ndryshojnë
Partizani lufton për të dy trofetë

Dervishi: Objektivat s’ndryshojnë<br />Partizani lufton për të dy trofetë

Drejtori Sportiv i ekipit të Partizanit, Dervishi thekson se objektivat nuk do të ndryshojnë për ekipin e Partizanit, pavarësisht ndryshimit të trajnerit.
 
Kampionati dhe Kupa janë dy frontet ku lufta e Partizanit do të vazhdojë edhe për fazën e dytë të edicionit.
 
Përsa i përket merkatos, Dervishi sqaron gjithçka për afrimet dhe largimet, ndërsa shprehet se synohen edhe 2 goditje.
 
Merkato
Partizani ka zhvilluar një gjysmë sezoni shumë kompetitiv dhe do të jemi protagonist kryesor edhe në vazhdim. Me ardhjen e trajnerit Agostineli nuk ka ndryshuar asgjë, objektivat mbeten po të njëjtat.

Lojtarët që kemi afruar së fundmi kanë qenë objektiv i yni prej kohësh, mos harrojmë Filipen, lojtar i cili ka luajtur në seritë A dhe B italiane. Ai është unik në rolin e tij, do e shihni së shpejti gati. Jildmar dhe F.Krasniqi, nëse kalojnë provën do jenë pjesë e Partizanit.

Në objektivat tona janë edhe 2 sulmues. Vendin e garantuar në skuadër e ka vetëm Alban Hoxha, të tjerët duhet të luftojnë për të qenë titullar, askujt nuk i bën keq konkurrenca. Fejzullahi është ndër lojtarët më të rëndësishëm, nuk mund të flitet për një transferim të tij, gjithsesi do shqyrtojmë dhe ofertat.

Jemi një grup harmonik që vendosim për çdo lëvizje. Kemi punuar të afrojmë edhe lojtarë të rinj, portierin Dajsinani dhe mesfushorin Ramadani, mendoj se janë dy talente mjaft premtues, përfshirë dhe Atandën.

Në këtë merkato po lakohen shumë emra , por unë nuk mund të them akoma gjë, pasi nuk mund të marr apo të largoj lojtarë për të kënaqur tifozët dhe mediat, unë disponoj një buxhet tek i cili bazohem.

Dua të saktësoj se Rolando Bianki nuk do të jetë pjesë e jona. Kam kontaktuar vetëm 3 emra që janë pjesë e ekipit përfaqësues, dhe jo 30 sa dalin nëpër gazeta.

Refuzimi i tyre ka qenë jo kundrejt Partizanit, por për të vetmen arsye se nuk duan të luajnë në Shqipëri. Për mendimin tim kanë bërë gabimi, sepse duke njohur De Biasin apo Tramezzanin, nuk mendoj se do thërrasin në Francë lojtarë që nuk luajnë në ekipet e tyre.

Çështja Elshani
Përsa i përket Elshanit, ai nuk është zgjedhja ime. Një lojtar që të luajë me Partizanin duhet të ketë 3 faktorë: teknik, fizik dhe psikologjik. Elshanit i mungonin 2 prej tyre, prandaj dhe ai është larguar zyrtarisht.
 
Kupa e Shqipërisë

Partizani këtë vit është i destinuar të fitoj, nuk kam informacion çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar dhe nuk më intereson. Duam jo vetëm Kampionatin, por edhe Kupën.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm hungarez: Nëse Ukraina hyn në NATO, do të filloj lufta e tretë botërore

Ministri i jashtëm hungarez: Nëse Ukraina hyn në NATO, do të filloj lufta e tretë botërore