Dervishi thumbon Ramën
Ja si ia kthen kryeministri

Dervishi thumbon Ramën<br />Ja si ia kthen kryeministri
Në pritjen e fundvitit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me gazetarët në pallatin e Brigadave, mbizotëroi një atmosferë e ftohtë dhe aspak festive, siç duhet të ishte në fakt. Ndryshe nga ç’pritej, gazetarët që mbajtën fjalë në këtë pritje ishin vetëm 3. Mes tyre Lutfi Dervishi i cili foli “pa dorashka”, jo vetëm mbi qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes, por edhe për problemet që ka media sot, duke shigjetuar në veçanti ato media të cilat sipas tij transmetojnë në pjesën më të madhe të kohës aktivitetet e kryeministrit në kohë reale.

Dervishi nisi fjalën e tij duke i bërë një thirrje Ramës, për të marrë situatën nën kontroll se “mund të mësohen njerëzit dhe të kërkojnë qeverisje si Belgjika, pa kryeministër.”

Teksa iu referua situatës së mediave, Dervishi falënderoi kryeministrin që nuk kishte ftuar në këtë pritje fundviti, ambasadorin Donald Lu, pasi ai sipas tij do fliste padiskutim për dekriminalizimin edhe të pushtetit të katërt, siç është media.

“Ju e dini që ai u mor intensivisht për dekriminalizimin e legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë. Por druaj se po të ishte këtu, do të fliste për dekriminalizimin e pushtetit të katërt, medias, e do thoshte prova ime për korrupsionin është e thjeshtë, nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera apo leje ndërtimi në shkëmbim të favoreve për një politikë më të mirë editoriale, keni humbur besimin e publikut ose do thoshte akoma më thjeshtë, ulni kokat dhe shikoni kyçet e dorës, nëse ora që mbani është më e shtrenjtë se rrogat e papaguara apo të vonuara të gazetarëve, jeni të korruptuar para ligjit dhe në shpirt,” tha Dervishi.

Sipas tij, sot për gazetarët është më e lehtë që të marrin një kredi në bankë sesa pagat e tyre. Derivishi po ashtu nuk la pa kritikuar edhe daljet e shpeshta të Ramës në televizione, duke përmednur këtu sërish ambasadorin Lu.

“Kur erdha në Tiranë do thoshte Lu mendova se m’u prish televizioni dhe në shtatë kanale shikoja portretin e Ramës live dhe urimi do ishte : Të mos shtohet numri i kanaleve që transmetojnë live Ramën,” tha ai ndërsa i kërkoi Ramës që të mos shkonte në ato media që nuk paguajnë rrogat e gazetarëve.

Dervishi e mbylli fjalën e tij me një “anektodë” siç e quajti ai: Kryetari i bashkisë Veliaj, Rama dhe Ben Blushi ndëshkohen nga pronarët e medias me dënimin kapital. Veliaj kërkon iphone 6s për selfie, Rama kërkon leje për fjalim 5 minuta live dhe Blushia mund të më varni para se të nis fjalimin.

Përgjigjja për këto kritika erdhi nga kryeministri Edi Rama i cili para se të lexonte fjalimin e përgatitur për këtë rast, nxorri në pah problematikat e medias dhe detyrën e vështirë të këshilltarit të tij, qoftë edhe për të gjetur vendet se ku do të ulen gazetarët, shumica e të cilëve sipas Ramës, as nuk flasin me njëri-tjetrin.

 "Nuk presim ngushëllime sot edhe mund të qeshni, doja t'ju kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye. E para se hoqi picirin duke kërkuar folësit, njëri nuk flas se më shan Lubonja, tjetri nuk flas se nuk di kush do flasë tjetër po nuk do jem, një tjetër nuk flas se po fola i them të gjitha. Besoj arsyeja e dytë meriton dhe kjo një pjesë duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë, dhe Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin merrem vet, po jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që nuk donin të uleshin me tjetrin ishte impronues. E treta se fuga paralajmëroi se asnjëri nuk do duartrokitste për tjetrin dhe kjo ndodhi... Fuga ju njeh shumë mirë", tha Rama.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit