Dëshironi një lëkurë të butë dhe pa rrudha gjatë verës, ja çfarë duhet të bëni

Dëshironi një lëkurë të butë dhe pa rrudha gjatë verës, ja çfarë duhet të bëni

Pranvera tanimë ndihet ngado. Ka ardhur koha të rigjallëroni lëkurën pas një dimri të gjatë dhe të ftohtë. Në pranverë, metabolizmi i lëkurës është më i fuqishëm dhe sekrecionet e gjëndrave dhjamore dhe gjëndrave të djersës rriten çdo ditë. Në rrethana të tilla lëkura juaj është më shumë e kërcënuar nga pluhurat dhe poleni që qarkullojnë në ajër.

Dermatiti alergjik dhe skuqjet e lëkurës janë një problem i zakonshëm i lëkurës në pranverë. Për të shmangur këtë dhe për të mbajtur të shëndetshme lëkurën, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë aspekteve të mëposhtme për kujdesin e lëkurës.

Mbani lëkurën të pastër

Lajeni fytyrën të paktën tri herë në ditë. Zgjidhni një locion pa pehash ose pastrues të butë. Pas pastrimit, përdorni produktet e kujdesit të lëkurës me efekt antibakterial, por jo me yndyrë. Përveç kësaj, një banjë e rregullt është e mirë për kujdesin e jo vetëm për fytyrën por për të gjithë lëkurën e trupit. Larja e përditshme është e nevojshme për të larguar papastërtitë (pluhur, ndotje) dhe djersën e akumuluar gjatë ditës apo natës.

-Mbani një dietë të ekuilibruar

Ka shumë ushqime që ju sigurojnë një bukuri të shëndetshme, si për shembull, bizelja. Përveç vlerave ushqyese, bizelja ndihmon muskujt e fytyrës, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin. Përveç kësaj, ju mund të realizoni një maskë në kushte shtëpie me bizele dhe të bardhën e vezës dhe ta aplikoni në fytyrë. Gjithashtu, hani fruta, perime të freskëta sezonale dhe ushqime të tjera të pasura me vitamina në mënyrë që të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të re.

-Pini më shumë ujë

Pranvera është një stinë e nxehtë dhe e thatë, kështu që ju duhet të pini më shumë ujë, sidomos para se të flini. Sipas estetistëve, uji është i çmuar për lëkurën, për këtë arsye është e nevojshme të pini shumë ujë, në qoftë se dëshironi të jeni gjithmonë të bukur. Rekomandohet të pini rreth 2-2.5 litra çdo ditë.

-Përdorni krem me filtër mbrojtës

Shumë njerëz nuk e kuptojnë rrezikun e rrezeve të diellit në pranverë. Edhe pse dielli nuk është aq i nxehtë sa në verë, rrezet ultravjollcë janë të forta. Pra, filloni të përdorni produkte me faktor mbrojtës në mënyrë që të shmangni tharjen dhe plakjen e lëkurës.
Praktikoni në mënyrë të rregullt sportin: ushtrimet nxisin oksigjenimin e mirë të indeve të lëkurës. Mundohuni të kufizoni burimet e stresit Stresi rrit prodhimin e radikaleve të lira që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të qelizave dhe sidomos ato të lëkurës.
Flini rreth 7-8 orë çdo natë. Mungesa e gjumit promovon plakjen e parakohshme, si dhe stresin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë