Dëshmia e 18 vjeçares: E vrava
donte të më trafikonte në Kosovë

TIRANE-  Zbardhet dëshmia tronditëse e 18- vjeçares Nazime Visha, që ekzekutoi me armë 45-vjeçarin Fiqiri Muça. Adoleshentja ka treguar se nëse nuk do e vriste, ajo do të trafikohej në Kosovë, ku do punonte si prostitutë në një lokal nate. Kjo ka qënë dhe qëllimi i vizitës së Muçës mesnatën e krimit, i cili është përballur me breshëritë e kallashnikovit.

DESHMIA E ZBARDHUR NGA GAZETA SHQIPTARJA.COM
Jam persekutuar jashtëzakonisht shumë nga Fiqiriu, nuk kishte nga tia mbaja më, prandaj dhe vendosa ta vras, për të shpëtuar nga hija e tij përgjithmonë. Ai ka abuzuar seksualisht me mua, ndërkohë që kohët e fundit ka dashur të më çojë si prostitutë në Kosovë, duke më mashtruar se do ndahej nga bashkëshortja e tij dhe së bashku të jetonim në Kosovë”-me këto fjalë e ka nisur dëshminë e saj 18-vjeçaria Nazime Visha.

Sipas saj gjithçka ka qënë një gënjeshtër prandaj ajo nuk e ka besuar, pasi për katër vite me radhë e ka kërcënuar me çdo lloj gjëjë në rast se unë do arrite të tregonte në familje, se ai e përdhunonte sistematikish. “E vetja shpresë e imja për të shpëtuar prej tij ishte fejesa, por edhe më të fejuarin tim ai arriti të më ndante, duke më shtuar akoma dhe më tepër plagët dhe dhimbjen. Më premtonte para nëse unë pranoja të shkoja në Kosovë. Më tregonte se edhe nëse nuk pranoja, do më çonte aty që nga mali dhe se në këtë shtet do të punoja në një lokal muzike, pasi kishte shumë fitim. Madje, kur më rrëmbeu, më mori bizhuteritë që më bleu i fejuari, të cilat i shiti për 1 milion lekë”-tregon Visha. Ajo shton se ka qëndruar 11 ditë, në pyll dhe Muça i jepte për të ngrënë aq sa për të mbajtur shpirtin gjallë, me shpresën që ajo të pranonte të ikja me të në Kosovë. “Kjo ishte një torturë për mua dhe nëse arrinte të më merrte edhe një herë, unë do të bëhesha skllavja e tij. Nuk kishe rrugë tjetër, prandaj dhe morra armën dhe e kam ndjekur derisa e kam vrarë”.

NGA PËRDHUNIMI NË FERR
Me një qetësi absolute 18- vjeçaria Nazime Visha ka treguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të gjithë kohën e persekutimit të saj nga viktima Fiqiri Muça. Në prani edhe të një avokateje mbrojtëse si dhe të psikologes, 18-vjeçaria ka treguar se që në moshën 14- vjeçare është ngacmuar nga 45-vjeçari Fiqiri Muça. “Më ngacmonte gjithnjë, kur brenda në shtëpi nuk ndodhej askush. Një ditë, pasi ai rrinte shumë te ne, ai më përdhunoi. Nga frika nuk tregova asgjë, ndërkohë që ai nuk më lejonte të flisja me njeri, duke më kërcënuar se do merrte thikën e do i priste në qafë dy vëllezërit e mi.
 Ai ka kryer marëdhënie seksuale me mua disa herë, edhe kur më ka mbajtur 11 ditë në pyll. Më vinte turp nga shoqet dhe banorët e fshatit. Isha bërë për të vrarë veten, por para se të vetëvritesha, do e vrisja të parin atë që të më linte të qetë edhe familjen time. Ndërsa ditën që më rrëmbeu, më pyeti ku isha. Tha do vij në shtëpi e do të vras vëllezërit. Kur erdhi aty, i dola para dhe iu luta që mos t’i prekte. Ai më urdhëroi të hyja në makinë dhe të bisedonte. Por, kur hipa, ai u nis dhe nuk ndaloi më. Rrugës më kërcënonte me një thikë, duke më thënë se nëse flisja apo bërtisja, do më vriste. Sa herë që vinte ai ndodhnin gjëra të tmerrshme, e ndjeja veten se isha në ferr”-tregon 18- vjeçaria.

KEQTRAJTIMI NË PYLL
Teksa qëndronin të dy së bashku në pyll, në drejtim të tyre ka mbërritur policia e cila ka bërë dhe arrestimin e 45-vjeçarit, 11 ditë pas denoncimit të babait të adoleshentës. Prania e forcave të polcisë, është vënë re nga Fiqiri Muça, i cili në shënjë hakmarje për denoncimin e babait të saj e ka rrahur 18-vjeçaren, duke i pohuar kësaj të fundit se nëse i tregonte policisë se ishte rrëmbyer atëherë ai do i vriste të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, por edhe vetë atë.
(sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë