TIRANE - Një 28 vjeçar nga Tirana rrëfeu sot në tv A1 Report dhunën fizike, torturat dhe shkeljet e të drejtave që I janë bërë atij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes nga forcat e policisë së komisariatit nr 3 në kryeqytet në qelitë e këtij komisariati por dhe jashtë tij.
Krenar Mata tregon se ndaj tij, të atit Taip, nënës Safije dhe vëllait Çlirim është ushtruar dhunë fizike, janë kërcënuar me armë, Madje vëllait të tij i kanë thyer dhe dorën. Tre pjesëtarët e famijes Mata u arrestuan të dielën për akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.
ARRESTIMI TË DIELËN, DHUNA NE OBORR
Gjithçka ka nisur dy ditë më parë (të dielën.. ) kur blutë e këtij komisariati kishin shkuar në banesën e familjes Mata në rrugën “Jordan Misja” për të arrestuar djalin e kësaj familje Çlirimin pasi nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për tu ndaluar. Krenar Mata tregon për Tv A1 Report se oborri I banesës ishte kthyer në një arenë dhune, ku punonjësit e policisë ishin konfrontuar fizikisht me familjarët. Më pas dhuna kishte arritur deri në kërcënimin me armë nga ana e policisë drejtuar kryefamiljarit, dhunë fizike. Ndërkohë që nga ana e familjarëve ishin thyer xhamat e automjetit të patrullës së policisë.
“Vëllai ishte në një motor pa letra, i del policia përpara dhe i thotë ndaloje motorin, por nga frika se do ja merrnin se ishte pa letra, dhe s’ishte i tiji, i ikën policisë. Ndërkohë policia vjen ndalon makinën këtu para derës së shtëpisë, vijnë me vrap dhe qëllojnë me grushte dhe shqelma vëllain brenda te garazhi i shtëpisë”.- tregon Krenar Mata në një rrëfim për gazetarin Arsen Rusta.
Më pas 28 vjeçari vijon rrëfimin me konfrontimin mes të atit Taipit me punonjësit e policisë dhe momentin kur këta të fundit i drejtuan armën.
“Shoh babain që policia i kishte drejtuar atij pistoletën. Ai u nervozua, se ta shoh një prind fëmijën e tij duke e rrahur një polic brenda në oborrin e vet pa pas asnjë problem. Mua më ka goditur makina e policisë, që i kam thyer xhamat”
DHUNA VAZHDON NE QELI
Menjëherë tre pjesëtarët e familjes Çlirim Mata, 24 vjeç (djali), Taip Mata (babai) dhe Safije Mata 48 vjeç (e ëma) janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariatin nr 3 të Tiranës, ku ndodhen aktualisht. Ndërsa ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lire.
“Na kanë çuar në rajon të policisë dhe na kanë bërë tortura nga më të ndryshmet. Vëllai im ka pasur konflikt të mëparshëm me policin që erdhi në banesë dhe që i drejtoi armën. Ja ku kam shenjat e goditjes nga ana e policëve. 2 policë kanë qenë të shtëpia dhe 4 të tjerë me gjithë një civil kanë qëndruar më tutje. Kurse vëllain tim e kanë rrahur tmerrësisht, më duket se i kanë thyer edhe dorën”, tregon djali i familjes Mata.
NDIHMA TE AVOKATI I POPULLIT
Krenar Mata ka kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit që të ndërhyjë për të mësuar mbi gjendjen e familjarëve dhe shkaqet e incidentit. “Kam shkuar i kam informuar Avokatin e Popullit. Ata më kanë thënë që do shkoj të shoh se çfarë ka ndodhur me dhunën që ka ushtruar policia karshi tyre”, shprehet 28 vjeçari për mikrofonin e A1 Report.
Familjarët e mbetur në qeli, ditën e nesërme do të përballen në gjykatë me masën e sigurisë ku pritet të deklarojnë dhe versionin e tyre për trupin gjykues.
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com