VIDEO/ Dëshmia e amerikanit që i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin Supernova: Më qëlluan dy herë, por ia dola

VIDEO/ Dëshmia e amerikanit që i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin Supernova: Më qëlluan dy herë, por ia dola

1697453164_sha.jpg

Një qytetar amerikan që ndodhej në Izrael ndihet me fat që doli i gjallë nga festivali ku terroristët e Hamasit bënë kërdinë, duke vrarë 260 njerëz. Liroy Alex, 28 vjeç, nga Çikago, ishte në festival me miqtë kur persona të armatosur të Hamasit u hodhën me parashutë në vendin e festivalit pranë kufirit të Gazës.

Alex në një intervistë për DailyMail tha se ai nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe madje bëri shaka me miqtë e tij se ata mendonin se organizatorët po hidhnin fishekzjarre.

“Dëgjova goditje të forta në zonë dhe në fillim po bënim shaka se po hidheshin fishekzjarre. Por më pas organizatorët ndaluan muzikën dhe na njoftuan se po sulmoheshim me raketa. Shumë shpejt e kuptuam që situata ishte shumë më e rëndë, pasi të shtëna armësh u dëgjuan në të gjithë festivalin. Filluam të vrapojmë për të shpëtuar veten”, tha Alex, raporton Daily Mail.

Qindra njerëz vrapuan nëpër fusha duke u përpjekur të shkonin te makinat e tyre. Aleksi kishte shkuar në festival me dy shokë. Në mënyrë të pabesueshme që të tre arritën të mbërrinin në automjetin e tij dhe të fshiheshin brenda, por terroristët e Hamasit i kapën. Ai tha se po e ngiste makinën me shumë shpejtësi në mënyrë që ata të shpëtonin, mirëpo makina e Aleksit u godit me armë zjarri, duke thyer xhamat dhe ai u godit në sy nga copat e xhamit.

“Hipëm në makinë, dhe pamë një grup prej 20 personash me motoçikleta duke bërë kalime zigzage nga ana tjetër e rrugës. Ata ishin të gjithë të armatosur. Në fillim nuk e kuptuam se çfarë ishte. Ndërsa e ulëm shpejtësinë, pamë një burrë që ishtë plagosur. Në atë moment vendosa të kthehesha dhe terroristët filluan të qëllonin makinën tonë", tha Alex.

Aleksi u qëllua me dy plumba në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa e dashura e shokut të tij u godit në mushkëri. Më në fund, të tre nuk mundën të vazhdonin të ecnin më shumë dhe u ndalën në atë që dukej si një kantier ndërtimi.

"Ne u përpoqëm ta shpëtonim vajzën. Sapo pamë dy grupe, ne menduam se ishin arabë që jetonin në shkretëtirë. Ne thirrëm policinë, ambulancat, miqtë  dërguam vendndodhjen tonë  por u deshën tre orë që ata të vinin", tha Alex.

Vajza që ishte me ta humbi jetën nga plagët e marra. Për fat të mirë, Aleksi dhe shoku i tij u gjetën nga ushtarët, 13 orë pasi filluan të shtënat. Ai e kaloi pjesën më të madhe të javës së fundit në spital në Izrael dhe iu nënshtrua disa operacioneve.

Ai ende nuk shikon nga njëri sy dhe ende nuk dihet nëse mund të shërohet plotësisht. Pavarësisht se është 5000 milje larg shtëpisë, ai shpreson të kthehet në qytetin e tij të lindjes, Çikago, ku punon si bravandreqës, në javët e ardhshme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani: Shtetet e Bashkuara të përfshira në konflikt! Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin! Biden: Pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një gabim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare