WASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka dëshmuar para komitetit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me dështimin e masave të sigurisë në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2012 në Benghazi të Libisë, ku mbetën të vrarë ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë diplomatikë.

Zonja Clinton ka folur lidhur me zbatimin e rekomandimeve të komisionit që u mor me hetimin e sulmit, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Në raportin e komisionit nga Departamenti Amerikan thuhet se masat e sigurisë në kompleksin e Bengazit ishin tepër të dobëta.

Ndërkohë Zonja Clinton ka deklaruar edhe një herë përgjegjësinë për defektet e sigurisë.

Dëshmia e sotme mund të jetë e fundit e zonjës Clinton si Sekretare e Shtetit Amerikan.

Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)