Dëshmia e gjyqtarit: Nga 34 mln
vetëm 3 milionë ishin të miat

Report Tv ka zbardhur dëshminë e parë të gjyqtarit Shkëlqim Miri pas ndalimit nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjyqtari mësohet se ka thënë se vetëm një pjesë e parave, rreth 3 mln lekë nga 30 milionë lekë të reja që iu gjetën në banesë gjatë bastisjes nga policia, ndërsa pjesa tjetër ishte e një të afërmi të tij, i cili do të blinte një pronë në Tiranë. “Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një të afërmi i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë të Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur gjyqtari.

Nga kontrolli i banesës Mirit iu gjetën dhe u sekuestruan 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë. Gjyqtari pritet që të merret në pyetje nga prokurori Klodjan Braho në prani të avokatit Ardian Visha. Miri akuzohet se i mori 20 mijë euro Gentian Dodës për të ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje duke e liruar nga burgu. Ndërsa pas hetimeve disa mujore u krye kontrolli i banesës ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 34 milionë lekë.  

Në momentin e kontrollit, në banesë kanë qënë edhe familjarë të gjyqtarit, të cilët janë tronditur nga hyrja e Policisë. Uniformat blu kanë patur informacion për një sasi parash që gjyqtari kishte në banesë dhe i kanë sekuestruar menjëherë ato. Shkëlqim Miri akuzohet për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” . “Janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash” - thotë Policia e Shtetit pas ndalimit të gjyqtarit. 

Burime të Report TV sqaruan se hetimi për Shkëlqim Mirin ka nisur në muajin mars të këtij viti. Prokuroria ka një dosje të gjerë me përgjime dhe të dhëna që e lidhin gjyqtarin me akuzën e marrjes së rryshfetit nga Gentjan doda. Nën hetim për këtë vendim edhe dy gjyqtarët Agim Bendo dhe Flutura Skënderi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ishte në banesën e gjyqtarit, një ditë pas ndalimit të tij. Në shtëpi ka qënë vetëm vjehrra dhe jo bashkëshortja e gjyqtarit, e cila konfirmoi kontrollin dhe ndalimin e Shkëlqim Mirit. Pas këtij momenti, dera e shtëpisë së gjyqtarit Miri nuk u hap. Gjyqtari i Apelit të Tiranës jetonte prej disa vitesh në një pallat pranë rrugës "Myslim Shyri".

Pas ndalimit Shkëlqim Miri është marrë përsëri në pyetje në prani të Prokurorit të Krimeve të Rënda Klodjan Braho dhe të avokatit të tij, Ardjan Vishaj. Ai ka mohuar akuzat për korrpsion dhe përsëri ka deklaruar se lekët pjesa më e madhe e lekëve ishin e një të afërmi.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë