Dëshmia e dhënë përpara prokurorëve nga ana e Ilir Xhakjas duket se ka qenë arsyeja kryesore e prerjes së flet-arresteve të policëve Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani. Fatmir Hoxha ka qenë shumë kontradiktor në dy dëshmitë e dhëna prej tij, por hetuesit dhe prokurorët janë "qartësuar" sidomos pas përshkrimit të momenteve të ngjarjes nga vetë Ilir Xhakja por edhe nga disa dëshmi të personave që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi vrasja e Kryekomisar Adem Tahiraj. Gazeta Shqiptarja.com ka mundur të mësojë disa prej pjesëve të deklarimit të Xhakjas. "Unë kam qenë duke lëvizur me makinë në rrugën kryesore të Katund-Sukthit, ndërkohë që shoh makinën e nipit tim të ndaluar dhe shoh pranë makinës hasmin tim Fatmir Hoxha. Menjëherë jam afruar me makinën time dhe kam shkuar te nipi dhe kam nisur të debatoj me Fatmir Hoxhën. Ai po kontrollonte nipin tim për dokumente pa leje dhe më tha se do e shoqëronte në komisariat. Dua të theksoj se nipin e kam pikë të dobët dhe isha në merak pasi Hoxha ka lidhje farefisnore me persona që unë jam në hasmëri. Gjatë debateve me Hoxhën shoh ka ardhur një tjetër makinë dhe prej saj ka zbritur Adem Tahiraj, që unë në momentin kur ndodhi nuk e njihja se kush ishte dhe se çfarë përfaqësonte", - ka deklaruar Xhakja përpara prokurorëve.
Të shtënat
Më pas Xhakja ka shpjeguar edhe momentin se si erdhën të shtënat ndaj kryekomisarit Tahiraj. "Gjatë momenteve të debatit me Fatmir Hoxhën ka ardhur Adem Tahiraj dhe më ka thënë se çfarë problemi kisha. I thashë që donin të më shoqëronin nipin në komisariat dhe se personi që e kishte ndaluar ishte hasmi im. Adem Tahiraj ka ngulur këmbë që shoqërimi të kryhej pasi makina ishte pa dokumente dhe këtu kemi nisur të debatojmë. Në këto momente nipi im Ledio Krasnaj më ka thënë "Ska gjë o daj se një shoqërim i thjeshtë në komisariat është, qetësohu". Por unë kam vazhduar debatet me Adem Tahiraj dhe kemi sharë dhe ofenduar njëri tjetrin në momente gjaknxehtësie. Në një moment vura re se Adem Tahiraj vuri dorën në brez pranë pistoletës. Porsa e pashë kam kapur me krahë prej fyti Fatmir Hoxhën që e kisha aty pranë dhe e përdora si mburojë. Me shpejtësi kam nxjerrë dhe pistoletën time nga brezi dhe kam qëlluar në drejtim të Tahirajt. Më pas jam larguar me shpejtësi", ka dëshmuar Xhakja për hetuesit.
Dorëzimi
Interesante ka qenë dhe ajo çfarë ka rrëfyer Ilir Xhakja në lidhje me momentet e dorëzimit të tij. Ai është shprehur se nuk kishte ndërmend të dorëzohej por gjatë kohës që ishte në fshatin Shënavlash ai është njoftuar nga njerëzit e vetë se pranë shtëpisë së tij kishin ardhur shumë të afërm të Adem Tahirajt dhe se rrezikohej sulmi ndaj familjarëve. "Pasi më kanë informuar se shumë të afërm nga Tropoja të Adem Tahirajt po qëndronin pranë shtëpisë ku jetojnë njerëzit e mi, kam hyrë në negociata për t'u dorëzuar sepse kisha frikë mos më masakronin të afërmit. Ishte ky informacion që ndryshoi planet e mia pasi nuk kisha ndërmend të dorëzohesha. Kur ka ardhur policia në Shënavlash kam zbritur nga makina, pistoletën e kam mbajtur në dorë në pozicion të shtrirë dhe ja kam dorëzuar policëve duke u thënë: Unë jam Ilir Xhakja, urdhëroni dhe pistoletën me të cilën kam bërë vrasjen", - ka deklaruar Xhakja. Disa elementë të dëshmisë së Xhakjas që lidhen me debatet në vendin ku ndodhi krimi janë konfirmuar dhe nga dëshmi të tjera të marra nga persona të tretë që kanë qenë prezent dhe pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Kryekomisar Tahiraj disa minuta përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë i ulur në një kafe pranë vendit të ngjarjes me dy policët Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani. Ky i fundit është transferuar përpara tre muajsh në komisariatin e Shijakut me kërkesë të vetë Adem Tahirajt pasi Gosturani ka qenë një mik dhe bashkëpuntor i ngushtë i Tahirajt prej shumë vitesh. Zyrtarisht policia ka dhënë një variant të nesërmen e ngjarjes, por që nga hetimet nuk varianti zyrtar policor nuk korrespondon me atë çka mund të ketë ndodhur në të vërtetë. Madje burime koifidenciale policore bëjnë të ditur se edhe dhënia e titullit "Dëshmor i Atdheut" për Kryekomisarin Adem Tahiraj është bërë me emergjencë dhe jashtë kritereve normale. "Rregullorja e kërkon që nuk mund të shpallësh dëshmor asnjë efektiv policie pa përfunduar hetimet të paktën SHKB-ja", tha dje një burim koifidencial policor.
/Shqiptarja.com